‘Foltorja’/ Piciri: Po ndodh amerikanizimi i PD, demokracia direkte, ajo që kemi mësuar nga librat!

0
272

“Kjo është demokracia direkte. Mund të kemi shumë opinione pro apo kundra dikujt, por nëse dikush e këtu kemi të bëjmë me zotin Berisha, ka shkuar tek qytetarët dhe pret verdiktin e tyre, kjo është shkalla më e lartë e demokracisë,  kjo është Amerika.”

Këtë konkluzion nxori sot, profesor Erion Piciri, ish-deputet dhe pedagog i komunikimit, i cili ka studiuar në SHBA pikërisht çështjet e fushatave të partive politike. E pikërisht për këtë përvojë, prof. Piciri është ftuar sot në “Kafe Shqeto” nga gazetarët Dori Daka dhe Flavio Qarri për të dhënë mendimin e tij për zhvillimet e fuqishme brenda PD-së, të cilat po i ndjek hap pas hapi.

Dori: Z. Piciri, ju sigurisht i keni ndjekur të gjitha Foltoret me radhë, por do të ndalemi tek “Foltorja” e djeshme në Pogradec. Një përshtypje tuajën për atë që po ndodh…

Erion Piciri: Ajo që po ndodh në një periudhë më të gjatë kohe prej 50-60 ditësh, prej rreth dy muajsh, është kthimi në demokracinë “direkte”. Demokracia lindi në Athinë dhe ishte pikërisht vullneti i popullsisë për t’i dhënë një drejtim të caktuar punëve të vendit dhe është një kontrollues i asaj që ndodh me përfaqësuesit, sepse sot jetojmë kohët e një demokracie “përfaqësuese”, ne e delegojmë votën diku tjetër, kurse zoti Berisha iu kthye atyre principeve bazike: kthimit tek anëtarësia, kthimit tek shoqëria dhe shikojmë një energjizim tjetër të Partisë Demokratike.

Ajo që po ndodh është një demokraci direkte, ku qytetarët e një vendi, të Pogradecit apo kujtdo tjetër, janë kthyer dhe duan që përmes zërit, energjisë dhe vullnetit të tyre, diçka e ndryshme duhet të ndodhë në Shqipëri e kjo po ndodh gjatë këtyre dy muajve dhe është pikërisht PD-ja që edhe njëherë si sot e para 31 vitesh, po jep tonin e një zhvillimi pozitiv dhe një transformimi. Unë kam jetuar disa vite në SHBA dhe po e shikoj me entuziazëm atë që po ndodh këto ditë: Është amerikanizimi i Partisë Demokratike.

Flavio:  Më lejoni një ndërhyrje… “amerikanizimi i Partisë Demokratike” nëpërmjet lëvizjes së Berishës është në fakt antipodi i kërcënimeve të të gjitha palëve të tjera politike… Sa paradoks interesant ky në politikë në këto momente.  

Erion Piciri: Kam studiuar pikërisht për çështjet e fushatave në SHBA dhe atje kuptova elementet bazike e kjo është ajo që ju shpjegova. Çfarë do të thotë amerikanizimi i Partisë Demokratike?! Kthimi tek qytetarët, kthimi tek anëtarët, zëri i tyre ka vlerë. Kjo është ajo që po ndodh.

A e dini se si ka ndodhur futja e “primareve” në SHBA? Në fillim të shekullit, Ruzvelti ishte i favorizuari i qytetarëve dhe i votuesve republikanë, po dikush tjetër, Tafti, ia mori pikërisht nga këto lojërat brenda partisë. Dhe që aty filloi një proces i madh i transformimit në shoqërinë amerikane kur primaret… Se çfarë janë primaret? Janë zëri i qytetarëve, pikërisht ajo që duan qytetarët, se kjo është demokracia, është pushteti i popullit, pushteti i masave, pushteti i qytetarëve dhe ajo çfarë po ndodh, prandaj po them “amerikanizimi”. Nuk po flasim tani për lobizmat amerikanë, por po flasim për shpirtin e Amerikës. Shpirti i Amerikës janë qytetarët.

Nëse dikush e ka akuzuar zotin Berisha për minim të demokracisë, kjo është demokracia direkte, kjo është ajo që kemi mësuar nga librat. Mund të kemi shumë opinione pro apo kundra dikujt, por në qoftë se dikush prej nesh – dhe këtu kemi të bëjmë me zotin Berisha –ka shkuar tek qytetarët dhe pret verdiktin e tyre – kjo është shkalla më e lartë e demokracisë dhe kjo është Amerika./ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni intervistën e plotë të z. Erion Piciri në “Kafe Shqeto”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here