Pse bosët shqiptarë të drogës zgjedhin Dubain?

0
122

Dubai është një ndër destinacionet turistike më të preferuar. Luksi i shfrenuar që ofron ky vend është kthyer edhe një oaz për yjet e shoëbizit por edhe për personat të cilët kanë probleme me drejtësinë. Në këtë trend të ri botëror nuk mbeten pas as shqiptarët.

“Nga fillimi i dekadës nga viti 2011-2012 kur në Dubai shpërtheu zhvillimi i turizmit shumë personazhe të shoëbizit filluan ta frekuentonin për hobi, për ta parë, për të qenë larg kundërshtarëve të tyre pasi ishin të lirshëm”, shprehet Artan Hoxha.

Emiratet e Bashkuara Arabe nuk ofrojnë vetëm kaq. Personazhet e njohur të botës së krimit dhe kryessht trafikatët e kokainës zbuluan se ky shtet nuk kishte marreveshje ekstradimi me shumicën e e vendeve. Kjo u zbulua disa vite me vonë. Ndërsa për paratë që shpenzojë atje nuk kërkohej llogari, mjafton që mos të kishe probleme me terrorizmin i cili është një krim që nuk tolerohet në këtë vende me popullsi myslimane.

Aty panë se po krijohej një destinacion i ri botëror ku mund të bëjë jetë luksi dhe mund të shkoje me para që askush nuk të kërkonte llogari sesi i kishe fituar, me të vetmin kusht që të mos ishe i implikuar në ngjarje kriminale që kishin të bëjnë me terrorizmin dhe të mos bëje aktivitete kriminale brenda Emirateve të Bashkuara. Arrestimet e bërë kohët e fundit e treguan qartazi këtë dhe kush personazhe ishin atje.

Këto personazhe dinë dhe një gjë tjetër se ekstradimi nga Emiratete e Bashkuara, nëse kanë investuar atje nuk i ke sjellë probleme shtetit dhe ke një pasaportë të vendeve të BE-së. Ndaj shumë personazhe të botës së krimit që janë kapur atje nuk është bërë ekstradim për në vendin tone”, shprehet ndër të tjera ai.

Tashmë trafikantët e rëndësishëm të drogës kryesisht kokainës,  jetojnë në një vend ku shpenzohen shumë para. Trafikantë nga vende të ndryshme të botës filluan të investojnë në Dubai duke blerë prona dhe biznese. Sipas gazetarit Artan Hoxha edhe personazhe te botës së krimit në Shqipëri, kanë investuar dhjetëra milionë euro në këtë vend. Investimet iu kanë krijuar lehtësi për tu pajisur me një leje qëndrimi aty, një mundësi që të jepet nga autoritet e këtij vendi.

Trafikatët  shqiptarë që kanë lidhje me kokainën tashmë janë të përqëndruar në Dubai ku ata jetojnë dhe nuk fshihen. Ata kanë disa vite të vendosur atje dhe thuajse nuk levizin nga aty. Siguria është një elemet kryesorë që i mban atje . Duke qenë kaq larg shqipërisë kundërshtarët e tyre dhe grupet rivale e kanë të pamundur ti gjurmojnë dhe akoma më të vështirë për ti eleminuar.

Përqendrimi i bosëve të krimit në Dubai për gazetarin Hoxha mund të sjellë edhe një risi në historinë e krimit shqiptar , bashkëpunim më të ngushtë të tyre. Sipas tij kjo mund të sillte edhe krijimin e kartelit të parë shqiptare duke qenë se ata ndodhen të gjithë bashkë dhe nuk ndjejnë rrezik pasi nuk kanë probleme me ligjin atje. Ndërsa drejtësia shqiptare e ka të pamundur për të ndërhyrë në mënyrë që ti sjellë këtu që të përballen me akuzat që rëndojnë mbi ta.

Problematika kryesore është se bosët e krimit shqiptarë janë të vendosur atje, bëjnë takime me këngëtare, me politikanë dhe po e drejtojnë aktivitetin kriminal nga Dubai. Ato e drejtojnë një trafik që nis nga Amerika Latine, për në Bashkimin Evropian. Ato nga Dubai bëjnë rekrutimin e anëtareve të rinj nga Shqipëria”, ka thënë gazetari.

Nga Dubai, drejteusit e grupeve drejtojnë trafikun e kokainës i cili nis në Amerikën Latine dhe përfudnon në Europë për tu shitur. Ndërsa në Shqipëri ata pastrojnë paratë dhe forcojnë radhët e grupeve të tyre me anëtarë të rinj.

Por cilët ishin arrestimet konkrete në Emiratet e Bashkuara që nxorrën në pah fenomenin që bosët shqiptarë të krimit fshihen atje. Më 17 shtator të vitit  2020 në Dubai u arrestua për llogari të autoriteteve italiane Eldi Dizdari si pjesëtarë i kartelit “Los Blancos” pergjegjës për trafikimin e disa toneve kokainë nga Amerika latine drejt Europës. Edhe një vend si Italia ka probleme me ekstradimin nga Dubai. Dizdari është një personazh i njohur edhe ne vendin tonë ku ka qenë i përfshirë në një vrasje të ndodhur në zonën e ish-bllokut në Tiranë, por që nuk u ndalua asnjëherë.

Në 11 dhjetor të vitit të kaluar po në Dubai do të arrestohej Plaurent Dervishaj. Ai akuzohet nga SPAK për vrasjen e Vajdin Lamës dhe Klodian Saliut, ngjarje të ndodhura në vitin 2005. Dervishaj u lirua disa javë me vonë në një masë sigurie me të lehtë , ende dhe sot ai nuk është ekstraduar në shqipëri për shkak se nuk ka një marrëveshje mes dy vendeve. Këta personazhe arrijnë të marrin studio më të mira të avokatisë dhe të paguajnë garanci pasurore disa milon dollare për të përfiuar një masë më të lehtë.  Kur kjo arrihet ata qëndrojnë të pashqetësuar në këtë vend dhe autoritet tona e kanë  të pamundur të bindin gjykatat në Dubai se ata duhen ekstraduar.

Në 29 maj të këtij viti u arrestua në Emiratet e Bashkuara Arabe Florenc Çapja. Ai akuzohet nga prokuroria shqiptare për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirajt, babë e birë  ngjarje e ndodhur në Elbasan ne vitin 2012. Te dy personat u vranë në shtëpitë e tyre dhe motiv i kësaj ngjarje të rëndë ishte hakmarrja. Ashtu si në dy rastet e mesipërme disa javë pas ndalaimit Florenc Çapja u la i lirë. Dosja për personat e tjerë të akuzuar ndër ta dhe Ardian Çapja është dërguar në gjykatë nga SPAK , por Florenc Çapja nuk është në bankën e të akuzuarve.

Këto janë vetëm rastet publike që dihen se kanë përdorur këtë vend për t’iu shmangur ekstradimit drejt Shqipërisë, aty ku i pret  përballja  me akuzat nga më të rënda që parashikon kodi penal. Por agjensitë ligjzbatuese e kanë pamundur të dinë se sa shqiptare personazhe të njohur të botes së krimit fshihen në Dubai apo në Emiratet Arabe. Një pjese e tyre udhetojnë me identitete të rreme me pasaporta të vendeve të Bashkimit Europian, gjë që mban të fshehur identitetin e tyre dhe për më tepër aktivitetin. Ne kërkuam një interviste nga policia e shtetit pikërisht për këtë problematike por deri në trasmetimin e këtij emisioni reagimi nga ky institucion nuk erdhi.

“Në Emiratet e Bashkuara, është e rëndësishme mos rrezikojnë përfshirjen në krimin atje dhe të drejtojnë bizneset e tyre. Bosët nuk e prekin mallin vetë ato e ndjekin operacionin shumë larg. Ne kemi grupe të kokainës që e kalojnë dhe buxhetin e ministrisë së Brendshme nga 150 milionë apo 200 milionë euro. Ato vendosën që të qëndronin larg syrit të mediave dhe të jetonin në vendin ku ato nuk ishin nën kërcënimin e policisë dhe të kundërshtarëve të tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here