“Je në kërkim në Itali, më jep 7 mijë euro që të mos të arrestoj”, i bënte shantazh qytetarit, pranga policit në Elbasan

0
128

Një oficer policie i identifikuar si Sokol Fana është vënë në pranga nga kolegët e tij mëngjesin e kësaj të premteje. Mësohet se Fana i bënte shantazh një qytetari që “kishte probleme me drejtësinë italiane”, që t’i jepte oficerit 7 mijë euro që ky të mos e arrestonte.

Qytetari K.H nuk iu dorëzua shantazhit por verifikoi nëse ishte e vërtetë ajo me të cilën e kërcënonte oficeri dhe doli se nuk ishte i kërkuar nga drejtësia e asnjë shteti.

Si rrjedhim, njoftoi Policinë e cila me një operacion blic i vuri prangat kolegut të saj.

Sokol Fana e kishte mashtruar shtetasin K.H duke i thënë se nëse donte që të mos arrestohej nga njësia e tij “Fast” për llogari të drejtësisë italiane, duhet t’i paguante Fanës, 7 mijë euro.

Arrestimi i oficerit është kryer në orët e para të kësaj të premteje, pasi shtetasi K.H kishte verifikuar se nuk ishte aspak në kërkim, ndaj ka njoftuar Policinë e cila e ka arrestuar në flagrancë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here