“Basha kërkon hakmarrjen”, sekretari i FRPD-së “shpërthen” nga selia blu: Ky është veprim i turpshëm dhe i pamoralshëm

0
156

Sekretari i FRPD-së, Grigels Mucollari deklaroi sot pas mbledhjes urgjente te ekipit drejtues te FRPD se:  “Veprimi i ndërmarrë shkel rëndë statutin. Gjithashtu ky veprim shkel statutin e PD duke tejkaluar kompetencat e kryetarit. Ky veprim vjen pas firmosjes në masën 75% nga anëtarët e FRPD-së për të marrë pjnesë te Foltorja. Ky veprim vjen pasi kryetari deklaroi se do marri pjesë në Foltore. E konsiderojmë nul. I bëjmë thirrje Bashës, që nuk do të lejojmë tentativa kërcënimi. Nuk lejojmë shkeljen e rregullave. Të tërheqë menjëherë lajmërimin e nxjerrë. E konsiderojmë hakmarrje ndaj FRPD-së. Statusi përcakton qartë hapjen e zgjedhjeve e përcakton FRPD. Së shpejti do ju dërgoj statutin e PD-së. Veprime të ulëta, të pamoralshme.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here