“Zakonisht më mblidhen meshkuj posesiv, duan të më mbyllin diku”, Arjola e prerë: Lidhjen me partnerin do e mbaj jashtë pragut të shtëpisë

0
125

Aktorja Arjola Demiri e ka të qartë se marrëdhënien që do të ndërtojë me mashkullin e duhur, kur të vijë koha do ta ketë jashtë pragut të shtëpisë së saj.

Ajo ka thënë gjatë një loje me pyetje dhe përgjigje në Big Brother, se zakonisht i mblidhen rreth vetes meshkuj posesiv, dhe se deri tani nuk ka ardhur njeriu i duhur.

Aktorja ka thënë se marrëdhënia e saj me partnerin e ardhshëm do të ndërtohet jashtë pragut të shtëpisë së saj, ku ajo jeton me tre fëmijët nga martesa e mëparshme.

‘Në asnjë moment nuk jam ç’fokusuar (nga mëmësia) që të krijoj një lidhje, për shkak të magnetit që kam e di që do të më afrohen meshkuj posesiv,  që do të më mbyllin diku. Nuk e kam kërkuar fare, por mashkulli i duhur nuk ka ardhur. Dua që të kem një marrëdhënie të konsoliduar por jashtë pragut të shtëpisë sime. Shtëpia ime është shtëpia ime, fëmijët e mi janë fëmijët e mi, jashtë pragut të derës po’, shprehet aktorja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here