Call Center-at zhvatën me anë të mashtrimit miliona euro/ Kur Rama deklaronte: Ka të rinj që fitojnë deri në 8 mijë euro në muaj nga puna në internet

0
358

Ditët e fundit në vendin tonë ka shpërthyer skandali i Call Centra-ve, ku këto kompani i kanë zhvatur million euro qytetarëve europianë, dhe ishte ky shkaku që disa shtete dërguan disa letër porosi për abuzimi që po kryenin agjensitë në fjalë.

Po si funksiononte skema e mashtrimit të Call Center?

Këto Call Center-at, ndryshe nga të tjerët që kryesisht merren me ofrim shërbimesh, pretendonin se kishin aktivitet në bursë, dhe i ofronin klientëve të tyre një investim monetare të cilin e “siguronin” që do të ktheheshe në shumëfishin e shumë së investuar në fillimin e tyre, dhe kjo bënte viktimat të binin në grackën e tyre. Por në momentin që klientët kërkonin mbrapsh investimin e tyre, ata zhdukeshin nga lista.

Sipas raportimeve të disa gazetarëve në vendin tone, keto kompani mashtruan shtetasit europianë dhe shuma e përfituar e kalon shifrën e 100 milion eurove. Dhe ajo që e bën këtë histori më flagrante, ishte se autoritetet shqiptare ishin në dijeni që nga viti 2018, ku arritën dy letër porosi nga Gjermania dhe një nga Hollanda.

Në dijeni të skandaklit, duket se ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili në22  Shkurt të këtij viti deklaronte se në vendin tonë ka të rinj që punojnë në internet dhe përfitojnë shuma të konsiderueshme që filojnë nga 1 mijë ëuro dhe arrijnë deri në 8 mijë euro në një muaj.

Duket se të parin e Qeverisë nuk e ka shqetësuar fakti se këta të rinj po mashtronin në shuma të mëdha shtetasit europianë, por mburreshe publikisht me këta persona.

 

Deklarata e Rames: 

“Jemi në proces për të bërë gati një hapësirë fantastike me standarde më të larta europiane dhe bashkëkohore për të strehuar shumë iniciatorë dhe për ta kthyer piramidën në qendër të madhe inovacioni. Në Korçë është hapur programi fleksibël për mbështetjen e start up-eve njësoj si në Shkodër. Korça ka marrë një fond për të mbështetur realisht këtë projekt. Në Vlorë jemi duke përgatitur transformimin e asaj godinës fantazëm në një qendër të komunitetit për kodimin dhe duam të krijojmë një rrjet të tërë me qendra të tilla në të gjitha qendrat e qarqeve të Shqipërisë që të rinjtë të përfshihen në këtë rrjet dhe të trajnohen për t’u kthyer në kodues dhe për të marrë dhe dije të tjera, për të dalë në një treg pa dalë nga Shqipëria. Kam parë përqeshje për atë që thashë se ndodh në Korçë por edhe ju jeni dëshmitar të këtij realiteti që të rinjtë mund t’i japin vetes punë me pasion dhe jo thjesht për t’u ushqyer dhe për t’u paguar ashtu sikur askujt nuk ia pret mendja se mund të arrihet.

Në Korçë janë të paktën 100 të rinj që sot fitojnë nga 1-8 mijë euro në muaj, janë komplet në botën e tyre nuk punojnë as në shtet as në privat, por thjesht kanë gjetur punë në internet dhe bëjnë shërbime për të tretë që ju sjellin të ardhura në Shqipëri dhe sot janë 2.4 mln vende pune të lira që konsiderohen si potencial i këtij momenti për shërbime të kësaj natyre për kompani që mund të jenë në fund të botës e arrihen me një klik”, ishte kjo deklaratë e Ramës e bërë pak ditë më parë. /Standard.al

;

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here