E akuzoi si përkrahës të Berishës/ Kulluri i kthehet Frrok Çupit: Jam krenar për mbështetjen e doktorrit

0
332

 Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar Edvin Kulluri ka reaguar sot nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ në lidhje me reagimin  që bëri Frrok Cupi për mbështetjen e kullurit ndaj Berishës.

Edvin Kulluri i kthehet Cupit duke i thënë:  “Une s’jam Lulzim Basha qe te mohoj historine e PD dhe Berishes me te mirat dhe gabimet e veta!”

STATUSI

Frrok Cupi qenka shqetesuar nga opinionet e mia per Berishen pas kandidimit tim per Kryetar te PDSH!
Se pari, une s’jam Lulzim Basha qe te mohoj historine e PD dhe Berishes me te mirat dhe gabimet e veta! Dhe as ndonje ushtar i Cilit qe te mohoj vullnetin e 75% te demokrateve per te mbledhur kuvendin kombetar!
Se dyti, si vlonjat qe jam ne origjine po i them Frrok Cupit se Berisha u largua nga pushteti ne vitin 1997 dhe u kthye ne vitin 2005 me vote, per me teper duke fituar 2 nga 5 mandatet per deputete ne Vlore!
Se treti, pavaresisht nga pergjegjesia politike per piramidat dhe ngjarjet e 26 dhe 28 majit 1996, vrasjet jane pergjegjesi e atyre qe vrane! Jane dhene me dhjetera denime penale gjate qeverisjes socialiste per krimet e 1997 ne Vlore dhe kudo tjeter!
Ndaj, Frroku duhet te shqetesohet per opoziten qe drejtohet nga nje klike autokratike dhe jo nga deklarimet e mia ne respekt te demokrateve dhe historise se PD ashtu sic ka qene dhe jo sic e pikturojne ata qe e urrejne ate!
Mund të jetë një imazh i teksti
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here