Çfarë fshihet pas vorbullës së mistershme në Detin Skocez

0
89

Nga pamjet filmike të një droni në Detin Skocez është vënë re një vorbull e mistershme e cila ka ndezur diskutime “të nxehta” rreth asaj që fshihet pas saj. Paul Young, po filmonte me dronin e tij të dielën dhe nga pamjet e kapurau vuri re se valët e shkumëzuara formuan një vorbull të shoqëruar nga një vijë.

Sipas Outney, pasi Young e postoi në rrjetet sociale për të pyetur ndjekësit se çfarë mund të kishte qenë, ai tha se përgjigjet që mori varionin nga tubat e dëmtuar, rrjedhjet e metanit e deri te eksplozivët e mundshëm. Por meqenëse 46-vjeçari, ndodhej pranë stacionit të derdhjeve, ai mendoi se me shumë mundësi mund të ishte ndonjë tubacion i dëmtuar.

Agjencia Skoceze për Mbrojtjen e Mjedisit e ka konfirmuar fenomenin dhe e ka shpjeguar si një përzierje të ujërave të shiut me ujërat e zeza që derdhen në det.

“Ky është një akt rutinë i kullimit të ujërave të zeza përpara se të kalojnë në mjedis, por ato përzihen me ujin e shiut,” tha një zëdhënës.

Agjencia siguroi banorët se operatori që kryen këtë veprim rutinë siguron kryerjen e analizave që garantojnë cilësinë strikte të ujit që derdhet në det për të mos e ndotur atë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here