U çan topin me thikë fëmijëve të lagjes, përfundon në gjykatë gruaja shqiptare

0
138

Një grua ka dalë sot para një gjykate në Gjilan të Kosovës për shkak se akuzohet se u ka çarë me thikë topin disa fëmijëve që po luanin duke u shkaktuar frikë.

Sipas mediave në Kosovë, gruaja T.M ka mohuar akuzat duke thënë se është shpifje nga prindërit e fëmijëve.

“Kjo që e lexoi prokurorja është shpifje nga këta prind të cilët gjinden këtu. Nuk e pranoj fajësinë në asnjë mënyrë”, tha e akuzuara.

Sipas aktakuzës, T.M, më 12 qershor 2021, në Gjilan me qëllim të frikësimit të të dëmtuarve, fëmijëve A. H., i cili i ka 10 vjet, A. H., 6 vjet dhe F. S., 9 vjet, i ka ndaluar të luajnë para një banese dhe u ka marrë topin.

Sipas Prokurorisë, e akuzuara pastaj ka hyrë në një bar kafe dhe ka marrë një thikë ku edhe ka çarë topin. Në fund gruaja topin e shpuar ua ka dhënë sërish fëmijëve.

Kështu sipas Prokurorisë gruaja u krijoi fëmijëve gjendje, ankthi, stresi, frike dhe shqetësime të tjera

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here