5 mënyra për ta nisur ditën pa kafe

0
220

5 mënyra për ta nisur ditën pa kafe

Asnjë kohë e vitit nuk është më shumë tunduese për të fjetur gjumë sesa periudha e dimrit. Temperaturat e ulëta , ditët e shkurtra dhe një agim i vonuar , të joshin të qëndrosh më gjatë në shtrat dhe ta shtysh për më vonë fillimin e ditës.

Më shumë se kurrë secili gjen mbështetje te kafeja për të larguar trullosjen e mëngjesit. Megjithatë akoma ju mund ta ndjeni veten të përgjumur. Në fakt 54 për qind e amerikanëve pinë të paktën një filxhan kafe në ditë. Dhe një studim i mbi 7000 njerëzve në hotelet Le Meridien e zgjedhin kafenë si gjënë e parë të mëngjesit.

Ndërsa ne nuk mohojmë që e duam qetësinë, aromën e freskët kafeina në fakt shkakton tek ne ndjesinë e të ndjerit të pistë. Edhe pse kafeina ndihmon deri në një dozë fillestare të vigjilencës, sasia e tepërt e saj mund të shkaktojë shqetësime gjatë gjumit, nervozizëm madje dhe ankth. Kështu që nëse ju po kërkoni diçka që mund t’ju zgjojë pa ju shkaktuar ankth , këtu janë disa mënyra për tu zgjuar pa kafe.

1-Merrni rreze dielli

Kur alarmi të cingërojë në dalje të agimit, është tunduese të rahatoheni më thellë brenda batanijes suaj. Por një shkëlqim i diellit i tregon trurit tuaj që është koha të zgjoheni dhe të filloni ditën. Një studim në Universitetin Liege rezulton që njerëzit të cilët ishin të ekspozuar ndaj dritës së fortë herët në mëngjes , ishin më vigjilentë dhe tek ta ishte rritur aktiviteti i pjesëve të trurit përgjegjëse për proceset njohëse. Në bazë të këtij studimi marrja e rrezeve të para të agimit jo vetëm që do t’ju ndihmojë të zgjoheni por do t’ju ndihmojë të flini më mirë gjatë natës që do të thotë do të zgjoheni më të çlodhur.

2-Masazhoni pjesët e trupit ku presioni i gjakut është i lartë

A keni gjetur veten ndonjëherë duke fërkuar damarët gjatë mesditës? Pikërisht kjo teknikë e ngjashme mund të jetë efektive në rritjen e vigjilencës tuaj në mëngjes. Një studim i Universitetit të Michigan-it tregon që trajtimet masazhatore ndaj vetes ndihmojnë në pakësimin e lodhjes. Studimi u bazua në disa vullnetarë të cilët stimuluan 5 pika presioni në trup për një periudhë kohore 3 minuta secila: në majë të kokës, një pikë midis gishtit të madh dhe gishtit tregues, në qendër të kupës së gjurit, në shputën e këmbës dhe në qafën tuaj.

3-Qetësohuni

Ne të gjithë ndihemi të dehidratuar kur zgjohemi në mëngjes dhe madje vetëm një rënie e vogël e hidratimit rrit ndjeshëm ndjenjën e lodhjes. Mjekët sugjerojnë se një hidratim me ujë të ftohtë akull ndihmon të merrni adrenalinën e mëngjesit dhe mund lodhjen . Nëse ju mundeni , mjekët sugjerojnë të bëni dush me ujë të freskët gjë që ndihmon në rritjen e vigjilencës. Dr. Oz gjithashtu sugjeron praktikën “ishnan” . Sipas së cilës mbushini disa dorashka me copa akulli dhe vendosni në to krahët dhe këmbët për dy minuta. Dr. Oz thotë se kjo ndihmon për fitimin e toksinave enegjike si dhe për të lehtësuar qarkullimim e gjakut.

4-Lëvizni

Pas një nate pushimi. Gjaku gjatë gjithë trupit tuaj formon gjendjen e një “pishine” duke e ngadalësuar qarkullimin e tij. Fillojeni mëngjesin tuaj me një vrapim të mëngjesit për të lehtësuar rrjedhjen e endorfinës dhe pompimin e gjakut . Psikologu Thomas Plante thotë se një praktikë e tillë mund të jetë më efektive sesa një ekspres me të cilin zgjoheni. Ose nëse ju keni fjetur shumë dhe nuk keni kohë për një shëtitje , provoni disa ushtrime të thjeshta në shtëpi. Sa më shpesh provoni përthyerjen dhe takimin e gjoksit me gjunjët tuaj. Gjithashtu Dr.Oz sugjeron të kërceni sa më lart pasi kjo ndihmon në ribalancim dhe ngjall rrjedhën e gjakut në tru e zemër.

5-Ushqehuni

Mëngjesi i mirë përcakton gjithë ditën tuaj, kalojeni atë dhe ju sapo e filluat keq ditën tuaj. Pas disa orësh pushim një mëngjes me kalori ndihmon në nxitjen e metabolizmit tuaj , ju jep energji dhe ndihmon në koncentrim . Studimet kanë treguar që ngrënia e mëngjesit ndihmon fëmijët të kenë përqendrim më të mirë, kujtesë dhe arritje më të larta sesa bashkëmoshatarët e tyrë që devijojnë nga mëngjesi. Devijimi i mëngjesit gjithashtu ju bën më tundues që gjatë ditës të përfundoni në ushqime të shpejta dhe pa vlera ushqyese duke bërë që nivelet tuaja të energjisë të bien gjatë ditës. Provoni një mëngjes të pasur me proteina për t’ju mbajtur në formë gjatë gjithë ditës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here