Ra nga pallati dhe humbi jetën 63 vjeçari në Sarandë, ja si e pësuan administratori dhe pronari!

0
113

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, 30 tetor në qytetin e Sarandës. Një 63-vjeçar ka rënë nga kati i 12-të ku punonte si rojë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

“Më datë 30.10.2021, rreth orës 10:45, në lagjen nr.2, Sarandë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i 15-të në katin e 14-të një pallati (ku punonte si roje), shtetasi H. I., 63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.” – njofton policia.

Në vendngjarje u paraqit direkt  grupi hetimor, i cili po filloi punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Policia e Vlorës ka bërë arrestimin e administratorit dhe pronarit të pallatit nga i cili u rrëzua 63-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, shtetasit Mondi Reci 47 vjeç, banues në Sarandë (administrator i pallatit) dhe Aleksander Reci 60 vjeç, banues në Tiranë (pronar i pallatit), pasi paraditen e djeshme, në lagjen nr.2, Sarandë, në një pallat 15-katësh, është rrëzuar nga lartësia, duke punuar shtetasi Hasan Imeri  63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm rreth orës 10:45 në lagjen nr.2, Sarandë, në një pallat 15-katësh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here