“Në ujësjellësa ka njerëz që marrin pagat kot”/ Ironia e Sejkos me Ramën: Kemi dy vjet që e dimë

0
118

Kryeministri Edi Rama, pak ditë më parë tha se abuzimet në ndërmarrjet e ujësjellësave kapin miliona euro. Madje Rama tha se në ujësjellësa janë punësuar njerëz që marrin pagat kot, pa shkuar në punë. Duket se Ramës i është dashur mandati i 3-të për të zbuluar një gjë të tillë, ndërsa mediat kanë dy vite që kanë denoncuar rastet e punësimeve fiktive në ujësjellësa, dhe pagesat që akordohen në raste të tilla.

Ujësjellësat prej vitesh janë kthyer në institucione që pvrdoren për punësime elektorale apo qokash dhe mediat i kanë denoncuar rast pas rasti.

Lidhur me shqetësimin e shprehur së fundmi nga Rama ka reaguar Genc Sejko, i njohur si “njeriu i memeve” në rrjetet sociale.

“E dimë o mik. Kemi dy vjet që të themi,” ironizon aktivisti Genc Sejko, i cili dy vjet më parë denonconte dy raste kur gazetarë të afërt me Rilindjen apo Lali Erin e Bashkisë së Tiranës, paguheshin si këshilltarë apo specialistë në UKT.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here