Historia e të “fortit” nga Hoti te berberi; A ju duket aktuale sot?!

0
182

 

Njëri, i thotë berberit kur po rruante mjekrrën, ma rruaj mjekrrën në të thatë se jam nga Hoti dhe jam i fortë.
E rruajti berberi pa ujë e sapun, i dhembi për vdekje këtij të fortit, po nuk bëri zë fare se e kishte kërkuar vetë.
Pas 2 ditësh vjen përsëri ky i forti për rrojë, berberi sa e sheh i thotë: hajde ti i Hotit se ti e bën rrojën në të thatë, ky i forti vjen afër dhe i thotë berberit:
Vallai do ma bësh rrojën të njomë, se jam pak poshtë Hotit, jo fiks në Hot.
Në fakt nga Hoti ishte, por ngaqë i kishte djegur mjekrra fort dhe nuk e përballonte dot në të thatë, e ndryshoi Hoti, tha: jam poshtë Hotit.
Kështu e provojnë herën e parë, por pastaj thonë: jam pak poshtë Hotit, jo fiks në Hot.

••••••••••••••••••••

A ju duket si histori aktuale kjo dhe sot , kur nje kryetar partie qe ne 8 vite ka humbur cdo beteje politike dhe gjithnje ka perfituar mbeshtetje brenda radheve nga “babai politik”, papritmas tregon “dhembet” . “Jam nga Hoti”, tha Basha pak dite me pare, a thua se trembi ndokend! Ka rrezik qe pas uraganit te demokrateve dhe mbajtjes se Kuvendit, edhe Luli te dali e te deklaroje: Nuk jam fiks nga Hoti, jam pak poshtë Hotit!.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here