Momente paniku në ‘Big Brother’, një tjetër banor kërkon ndihmë mjekësore

0
141

Momente paniku janë regjistruar brenda shtëpisë së “Big Brother”. Një debat mes Ilir Shaqirit dhe Donald Veshajt ka bërë që aktorja Arjola Demiri të mos ndihej mirë dhe të kërkonte asistencë mjekësore.

Ajo ka kërkuar disa herë që dy konkurrentët të qetësonin tonet, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Në këtë moment, aktorja nga Tropoja është distancuar nga pjesa tjetër e banorëve dhe ka kërkuar ndihmën e mjekëve. Kujtojmë se edhe javën e shkuar pas natës së spektaklit gjendja shëndetësore e këngëtares Fifi u përkeqësua dhe intervenuan mjekët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here