Shameti: Vettingu politik jo real, shkarkimi i Berishës thelloi krizën në PD

0
122

Gazetari Sokol Shameti, në një intervistë me moderatoren Armela Ferko në Skype në Syri Tv, foli për vettingun në politikë dhe zhvillimet në PD.

Shameti thekson se vettingu politik është joreal, duke shtuar se shkarkimi i Berishës thelloi krizën në Partinë Demokratike.

‘Këto kohë i është mëshuar faktit se Ballkani i Hapur nuk ka kuptim nëse në të nuk marrin pjesë gjashtë vende. Tre nga gjashtë vende të Ballkanit nuk e pranojnë.

Shumë po thonë se Ballkani i Hapur është nismë e pasuksesshme. Nëse flasim për të enjten parlamentare, është kthyer në një humor, për shkak të lojës që e kanë quajtur si tango.

Fajësia nuk është e përgjithshme, siç tentohet të na thuhet, “E vjetra” nuk duhet parë e keqe, e vjetra apo i vjetri është prindi ose gjyshi ynë, gjithçka duhet provuar para se të ndëshkohet.

Nuk ka pse të ketë vetting në politikë, por ne tek drejtësia e kishim problemin, nëse vërtetë e reformuam drejtësinë, atëherë ose ka drejtësi ose duhet pranuar se ka reformimi i drejtësisë nuk ka kuptim. Kur Basha hoqi Berishën hoqi maskën e kortezisë. PD duhet të reformohet’, u shpreh Shameti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here