SHBA-Britani-BE bashkë kundër drogës, gjenerali “zbërthen” veprimtarinë e mafias shqiptare në Ekuador

0
176

Gjeneral Pablo Ramirez, drejtor në policinë e Ekuadorit ka dhënë një intervistë për mediat në vend, për kriminalitetin, trafikun e drogës si edhe vrasjeve, ku është pyetur edhe për organizatat kriminale.

Ai më tej ka theksuar se mafia shqiptare ka dekada që kryen veprimtari kriminale në Europë, ndërsa shton se janë shtrirë edhe në ishujt Galapagos.

Pjesë nga intervista:

Si po shkon bashkëpunimi kundër narkotikëve?

Ramirez: Kemi tre partnerë strategjikë. Nga njëra anë, Shtetet e Bashkuara dhe nga ana tjetër Mbretëria e Bashkuar, që na lejon të forcojmë paktin, nëpërmjet Bashkimit Evropian. Dy javë më parë, një delegacion i rëndësishëm nga Holanda dhe Belgjika ndodhej në Ekuador, për të specifikuar programet e bashkëpunimit për shkëmbimin e informacionit për dërgesat, për të çmontuar strukturat kriminale në vendet e destinacionit, veçanërisht në Holandë, Belgjikë dhe Spanjë. Në këtë trend vitet e fundit po inkorporohet edhe kontrolli i të huajve me kombësi shqiptare, të cilët nuk do të mund të hyjnë pa vizë.

Cili është leximi juaj mbi dinamikën operative të karteleve meksikane dhe ballkanike në Ekuador?

Ramirez: Kemi një hipotezë që po vërtetohet. Strukturat kriminale në Ekuador po kthehen në mikrokartele, sepse nuk kërkojnë më vetëm sigurinë e karteleve të mëdha, por edhe transportin e duhur, sigurinë, grumbullimin dhe mikrotrafikimin. Ata gjithashtu përpiqen të merren me tregtinë ndërkombëtare të drogës. Për këtë arsye, brenda këtyre linjave hetimore kemi parë persona të kombësisë shqiptare apo ballkanike , të cilët kanë kryer veprime të ndryshme përmes fasadës së kompanive eksportuese. Në këtë mënyrë gjenerojnë aktivitete të paligjshme, prandaj është e rëndësishme të vendosim jo vetëm një linjë kontrolli për Policinë, por edhe për të gjitha organizatat qeveritare, shtetërore, jo shtetërore dhe joqeveritare, duhet të bashkohemi kundër kësaj të keqeje.

Çfarë keni marrë vesh për mafiet shqiptare?

Ramirez: Kemi parë që kanë hyrë lehtësisht nën një fasadë, për të krijuar kompani të paligjshme importi dhe eksporti. Është një klan mjaft i mbyllur, kanë disa dekada që kryejnë veprimtari kriminale në Europë dhe më pas kanë ardhur në vendin tonë.

Burimi: Primicias.ec

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here