Nga Shtutgarti në Foltore/ Demokrati i zjartë me kostum popullor: Berisha do të vejë mbi shina partinë Demorkatike

0
164

Ish-kryeministri Sali Berisha “foltoren” e tij të rradhës është duke e mbajtur në qytetin e Lezhës, aty ku janë mbledhur qindra simpatizantë.

Gjorgj Lleshaj është një prej demokratëve të zjarrtë i cili ka ardhur nga Shtutgarti së bashku me familjen e tij enkas për këtë takim.

Gjatë fjalës së tij Lleshaj listoi të gjitha arritjet gjatë qeverisjes së Berishës, teksa u bëri thirrje të gjithëve të ngrihen në protesta për të rrëzuar këtë qeveri e cila ka marrë peng shtetin.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij ai nuk la pa përmendur dhe katër deputetët e qarkut Lezhë të Partisë Demokratike të cilët nuk ishin të pranishëm gjatë kësaj “Foltore”, ku sipas tij ata duhet të ishin aty me votuesit e tyre.

“Të të zgjatet jeta o doktor. Pse jemi me doktor Berishën? Ishte princi që themeloi partinë demokratike dhe përmbysi rrëzimin më të egër komusit në botë. Pse jemi me Berishën? Sepse ai me qeverisjen e tij i bëri shqiptarët të barbartë të lëvizin vetëm me pashaportë si e gjithë Europa. Ndërtoi kryevepra rrugën e Kombit që bashkoi popujt shqiptarë.

Na futi në aleancën e Paqes. Sali Berisha do të vejë mbi shina partinë demorkatike.Duhet të dalim në protesta deri në rrëzimin e kësaj klike që ka marrë peng shtetin shqiptar.  Ndaj me ju diçka të dhimbshme ne votuam ëpr ata 4 deputetë që nuk janë sot këtu, ne nuk i vrasim ata, ata janë miqtë tonë kushërinjtë tonë, pse nuk vijnë të debatojnë këtu me ne . Rroftë Sali Berisha”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here