Studentët që kanë kaluar Covid duhet të përjashtohen nga vaksinimi i detyrueshëm/ Jakaj: Testet janë falas në shumë vende të Europës

0
60

Mjeku Besnik Jakaj ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të Fax News, ku ka folur në lidhje me vaksinimin e detyrueshëm në vendin tonë për studentët. Jakaj e quajti vendimin e Ministrisë si arbitrar, dhe tha se nuk ka pasur një fushatë ndërgjegjësimi me të rinjtë, që vetë studentët të shkojnë dhe të vaksinohen.

Mjeku u shpreh se për studentët testet duhet të ishin falas, dhe duhet të përjashtoheshin nga vaksinimi i detyrueshëm të gjithë ata që e kanë kaluar në mënyrë natyrale Covid 19.

“Skepticizmi i popullatës është për shkak të humbjes së besimit te institucionet shtetërore. Në momentin që ti nuk je transparent, dhe bën tender sekret, normal që nuk ka besueshmëri. Ku u morën vaksinat, si janë kushtet e ruajtjes së vaksinave.

E vetmja vaksinë e certifikuar për moshat e reja është Pfizer,  Astra Zeneca nuk lejohet në disa shtete për moshat nën 50 apo 30 vjeç. Sinovac nuk është e lejuar, Pfizer ka kushte specifike ruajtje, dhe nuk mund të bëhen në Universitete vaksina të pacertifikuara. Ju keni parë kontratën me Pfizer, që është bërë jehonë në mediat prestigjoze, që është në dëm të shtetit shqiptar.

E gjitha kjo bëhet për të përfituar politikisht dhe ekonomikisht. Nëse një vendim është i drejtë, qeveria nuk duhet të ndryshojë mendim, pavarësisht presioneve të ndryshëm që mund të bëhen.

Duhet të kuptojmë një gjë të thjeshtë shkencore, imuniteti fiziologjik është më i fortë se ai i injektar, nuk të mban përjetësisht. Edhe qytetarët e imunizuar natyralisht, dhe ata përmes vaksinave me dy doza, kanë rezultuar se janë infektuar me variantin e ri, që ka qenë më dominues në këto kohë. Në këto kushte nuk kemi bërë studime, vaksina nuk është qëllim në vetvete. Nëse studenti e ka kaluar Covid, dhe ka antitrupa, pse duhet ta bëjë vaksinën?”, u shpreh Jakaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here