Detaje të reja nga gjendja e liderit të opozitës ruse, ja cilat janë dy rreziqet që i kanosen shëndetit të tij

0
198

Bëhet me dije ditur se lideri i opozitës ruse Aleksis Navalny , është në rrezik dështimi për shkak të grevës së urisë të cilën po e mban në shenjë proteste për ankesën të cilën e drejtoi autoriteteve të burgut .

Ankesa i drejtohej kujdesit jo të duhur shëndetësor i cili merrej, ku pati bërë thirrje më parë se kishte dhimbje të forta shpine dhe në këmbë.

44 vjeçari është në rrezik dështimi të veshkave dhe shikimi i tij po dobësohet, pasi janë bërë dy javë që ka filluar greva e urisë.

“Gjendja e tij është me të vërtetë kritike,” u shpreh Alexandra Zakharova, zëdhënëse e Aleancës Mjekësore, një grup i konsideruar nga autoritetet ruse si aktivistë të opozitës.

“Ne i kemi parë rezultatet dhe ato janë shumë, shumë të këqija. Ka nivele të larta kaliumi dhe vlera të tjera të larta që tregojnë se veshkat nuk funksionojnë mirë. Kjo do të çojë në patologji serioze dhe ndoshta dështim të zemrës,” u shpreh Zakharova.

Rusia e pati burgosur Aleksis për dy vjet e gjysmë në shkurt për shkeljet e lirimit me kusht. Arrestimi i tij ndodhi në kufi të vendit pasi u kthye nga Gjermania , ku dhe po shërohej nga helmimi.

Aktorë , historianë, gazetarë , regjisorë të famshëm si dhe rreth 80 shkrimtarë , përfshirë shkrimtarët JK Rowling dhe Salman Rushdie, i nënshkruajtën një letër të hapur presidentit Putin për sigurimin e një kujdesi shëndetësor për Navalny.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here