Paloma flet për tradhtinë: Bashkëshortin do e falja vetëm një herë nëse do e bënte

0
103

Rudina Demiri, e njohur ndryshe si Paloma, ka rrëfyer gjatë një bisede me banorët e tjerë të shtëpisë së Big Brother VIP, se tradhtinë bashkëshortore do ta falte vetëm një herë.

Ajo tha se nëse bashkëshorti i saj ka ndërmend ta bëjë diçka të tillë, do ta falte vetëm një herë dhe se nuk do ta shkatërronte familjen për tradhti momentale.

“Nëse ka ndërmend ta bëjë, le ta bëjë. Nëse e bën një herë do ta falja, nëse do ta përsëriste do ta ndaja. Unë nuk e prish familjen për një tradhti momentale,” tha Paloma.

Më tej ajo shtoi se nëse është vajza ajo që tradhton djalin, atëherë ajo ka një arsye të fortë që e ndërmerr këtë veprim, ndërsa djali është më impulsiv.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here