Liçaj: Rama erdhi për të shkatërruar kulturën, urrejtja për artin ka kaluar dhe te Veliaj

0
96

Cirku Kombëtar prej ditës së mërkurë (20 Tetor) nuk ka një vend ku të zhvillojë aktivitetin e tij. Zyra e përmbarimit ashtu siç dhe ishte bërë me dije më parë ekzekutoi vendimin për mbylljen e çadrës së cirkut.

Aktori Neritan Liçaj në një intervistë për Ora Neës, me gazetaren Sonila Musai, në lidhje me shkatërrimin që po u bëhet institucioneve të artit dhe kulturës, ka fajësuar Kryeministrin Edi Rama.

Për Liçajn, Rama erdhi për të shkatërruar artin dhe kulturën në Tiranë.

Neritan Liçaj: Historia nuk ndalon më. Rama erdhi për të shkatërruar artin dhe kulturën në Tiranë. Ishte ai Ministër Kulture që mbylli të gjithë kinematë e Tiranës dhe I shembi. Kinematë ishin vërtetë të degraduara por nuk ishin për t’u shkatërruar. Zhduku kinematë e Tiranës. Filloi me Teatrin Kombëtar. Kishte dëshirë për të zhdukur institucionet e artit dhe kulturës në Shqipëri.

Ai shton se urrejtjen për institucionet dhe artin po e vazhdon edhe Kryetari i Bashkisë Tiranës, Erion Veliaj. Aktori thotë se Ramës e Veliajt nuk u intereson arti dhe kultura, ndërsa shton se duan ta kthejnë Tiranën në një konvikt të madh.

Neritan Liçaj: Urrejtjen për institucionet e artit po e vazhdon dhe Kryetari i Bashkisë.  Historia nuk po përsëritet por nuk po ndalon. Këtyre nuk u intereson arti dhe kultura, këta e duan Tiranën një konvikt të madh. Ku njerëzit vetëm të flenë, kafe dhe dyqane për të blerë. Unë kam dëgjuar se edhe galerisë ia kanë vënë syrin për të ngritur një kullë. Të gjitha institucionet e artit dhe kulturës po zhduken, dhe kjo është një qëllim i politikash anti-kombëtar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here