I ftuar në Intervista e Ditës në emisionin Ora 19 në SYRI TV me moderatoren Juli Kristafi, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani ka folur mbi hapat e ardhshëm të PD dhe ndryshimet kushtetuese.
Ristani theksoi se ‘foltorja’ ka ndezur motorrët jo vetëm të ringritjes së saj por për të qënë një alternativë në zgjedhjet e ardhshme.
Kristafi: Kanë ngelur edhe dy foltore, çfarë do ndodhi më pas?
Është parashikuar një referendum por hapat do ndiqen njëri pas tjetrit për ta konsoliduar aksionin që ka nisur.
Kristafi: A do shërbejë për demokratizimin e PD foltorja? A është një pjesë që përjashton një tjetër?
Ristani: Nuk është një pjesë që përjashton një tjetër pasi është e tëra pasi foltorja ka një masivitet në pjesmarrje. PD i ka mungur kjo llojë energjie që përvcjell foltorja dhe po rrinte në gjumë nga humbja në humbje së bashku me kryetarin e saj. Foltorja e ka energjizuar situatën. Futja e primareve dhe dorëheqja nëse humb zgjedhjet apo futjen e fraksioneve, këtë organizim nuk e ka parë historia 30 vjeçare shqiptare jo vetëm në PD por edhe në partitë e tjera.