Ndarja nga jeta e gazetarit Artjan Tepelena, Meta: Shembull në mbrojtje të fjalës së lirë dhe kundër konformizmit në profesion

0
191

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të gazetarit Artjan Tepelena, i cili humbi sot betejën me koronavirusin.

Përmes një mesazhi ngushëllimi, kreu i shtetit thekson se Tepelena dha një kontribut të pazëvendësueshëm në media.

MESAZHI I METËS

Trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit të mirënjohur Artjan Tepelena, i cili humbi sot betejën me COVID-19.
Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe komunitetit të gazetarëve!
Me kontributin e tij të gjatë dhe të pazëvendësueshëm në media, Artjan Tepelena do të kujtohet si lektori dhe shembulli i duhur i brezave të rinj të gazetarëve shqiptarë, në mbrojtje të fjalës së lirë dhe kundër konformizmit në profesion.
Të prehet në paqe!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here