Biden risjell në tavolinë “planin Trump” por pa mur me Meksikën

0
131

Administrata Biden po diskuton me Meksikën të njëjtin plan që kishte administrata e mëhershme Trump për emigracionin e paligjshëm që hyn në SHBA nga kufiri meksikan.

Trumpi ndoqi një politikë të ashpër ndaj emigracionit të palgjshëm që e emërtoi “tolerancë zero”, ndërsa kishte kritika të forta për masat e ndërmarra nga ana e  demokratëve asokohe.

Ndërtimi i një qendre pritjeje për azil në Meksikë është temë e cila po diksutohet me palën meksikane, njoftojnë autoritetet amerikane. Të gjithë ata qytetarë që kërkojnë azil në Amerikë, do të presin në zyrat jashtë kufirit, të cilat do të ndërtohen nga bashkëpunimi amerikano-meksikan. Deri më tani nuk ka një përgjigje zyrtare ng apala meksikane për avancimin e bisedimeve, por autoritetet amerikane të kufirit dhe të migracionit po e shtyjnë përpara këtë kërkesë të tyre pranë administratës së re demokrate.

Politika e Trumpit “Qëndro në Meksikë”, u anulua menjëherë sapo Bideni hyri në Shtëpinë e Bardhë, por shqetësimet e shumta të qytetarëve amerikanë për emigracionin e paligjshëm nga kufiri jugor amerikan kanë sjellë edhe një herë në tryezë politikat e parardhësit Trump.

Do të ishte gjithashtu drejtësia amerikane që do të rrëzonte këtë vendim të Bidenit, ku një gjykatës federal në Teksas tha se administrata e Biden kishte shkelur ligjin me anulimin që kishte bërë, teksa urdhëroi ringjalljen e politikave të Trumpit për emigracionin e paligjshëm. Më pas do të ishte Gjykata e Lartë amerikane që do të hidhte poshtë kërkesën e administratës Biden për pezullimin e urdhrit të gjykatësit teksan.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here