Shqipëria gjobitet nga Strasburg-u/ Shella: Financat e shtetit në rrezik, largimi i gjyqtarëve do sjellë vonesa

0
94

Gjykata e Strasburgut ka gjobitur me 5900 euro shtetin shqiptar lidhur me dy çështje të depozituara pranë kësaj gjykate, përkatësisht çështjen Bara dhe Kola kundër Shqipërisë.

Drejtuesi i Qendrës për Çështje të Informimit Publik Gerti Shella, një intervistë për Ora News, teksa kla folur në lidhje gjobën e Strasburgut ndaj Shqipërisë, shprehet se tashmë sapo është hapur diga e mijëra çështjeve që tashmë kanë kaluar tej afateve të arsyeshme të gjykimit.

Ai thotë se Shqipëria dhe financat e saj rrezikojnë shumë, teksa shton se situata është alarmante.

Gerti ShellaShqipëria është dënuar nga Gjykata e Strasburgut për të paguar disa gjoba që në pamje të parë duken të parëndësishme, por sapo është hapur diga e mijëra çështjeve që tashmë kanë kaluar tej afateve të arsyeshme të gjykimit. Situata është alarmante dhe atë e bën edhe më shumë alarmante, dhe atë e bënë edhe më shumë alarmante fakti që ajo që në fillim ishte një krizë akute e shkaktuar nga largimi i gjyqtarëve për shkak të Vettingut, tani më ka marrë trajtat e një krize sistemike, pra të një krize të përhershme dhe nuk ka rregulluar situatën e vonesave gjyqësore. 

Janë gati 40 mijë rekurse  që presin në Gjykatën e Lartë për të marrë një vendim nga trupat gjyqësore, që nënkupton që mjafton  vetëm 2 mijë euro dëmshpërblim, dalim në një shifër që është shqetësuese, do jetë një përmbytje e madhe për financat e shtetit.

Shella thotë se largimi i gjyqtarëve do sjellë vonesa, e si pasojë si pas tij kemi drejtësi të vonuar.

Gerti ShellaSituata është sistemike sa i takon vonesave në sistemin gjyqësor të gjykatave të Apelit pasi në vlerësimin e viteve të kaluara ne konstatuam se shifrat rakordojnë në faktin se në Gjykatën e Apelit Tiranë, dosjet tërhiqen nga viti 2016. Shqipëria rrezikon shumë dhe në mënyrë indirekte dhe prova që duhet vërtetë të fillojmë të shqetësohemi në raport me rezultatet e munguara, sa i takon njërit prej objektivave të Reformës në Drejtësi që ishte rritja e efiçencës gjyqësore. Problemi është Gjykata në vetvete ka dështuar të japë drejtësi brenda një afati të arsyeshëm që nënkupton se nëse Gjykata e një shteti që është anëtare e Konventës Evropiane të Drejtave të Njeriut, dështon të japë drejtësi brenda një afati shtetit i prodhohen penalitete.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here