Nora Istrefi është mjaft aktive në rrjete sociale.
Ajo publikon herë pas here ne “Instagram” foto nga përditshmëria, por jo vetëm. Së fundmi, Nora ka pozuar për 1,1 ndjekësit e saj e veshur me një palë xhinse, bluze të gjerë ngjyrë gri, në të cilën i theksohet beli i hollë dhe linjat joshëse.
Sa i përket anës artistike, vlen të përmendet se kënga e saj e fundit erdhi në bashkëpunim me reperin Gjiko dhe Melindën, “Ay Caramba” e tre artistëve u mirëprit nga adhuruesit e tyre dhe deri tani ka mbi 15 milionë klikime.