Protesta, Goxhaj: Rama ka dhënë një premtim në OKB pasi takoi Soros, kërkoi që të vaksin*jnë dhe fëmijët

0
81

Avokati Altin Goxhaj është revoltuar mbrëmjen e sotme teksa protestohej në sheshin “Nënë Tereza” kundër vaksinimit të detyruar.

Ai thotë se vaksinimi i detyruar është i dëmshëm për të rinjtë që kanë kaluar Covid-19 dhe mund të çojë dhe në humbjen e jetës së tyre.

Më tej, avokati Goxhaj foli dhe për një premtim që Kryeministri Rama i ka bërë sipas tij George Soros që të vaksinohen dhe foshnjat në Shqiëpri.

Ai rikujton se studentët kanë fuqi të madhe në vendin tonë pasi në numër janë më shumë se ushtria bashke me policinë.

“Muaji shtator ishtëe muaji i ndërgjegjësimit. Muaji tetor është muaji i përballjes. Është lista e zezë e kriminelëve kundër njerëzimit. Vunë detyrimin si asnjë vnd të Europës, as në Italia, Britani, Greqi, etj. Nuk ka ndodhur t’i thuash studentit ke vetëm një rrugë nëse do të studiosh, duhet të vaksinohesh. Këtu fillon dhe pika jonë më e fortë, te shkenca. Taualant Muka nxorri studimin që thotë se studentët që kanë kaluar Covid mund të kenë pasoja jete nëse bëjnë vaksinën.  Ky është krim. Ne jemi asgjë pa studentët, pa pedagogët, pa familjarët. Javës tjetër në Tiranë vijnë 60 mijë studentë. A e dini sa policë dhe ushtarë ka Shqipëria. Më pak se studentët që vijën në Tiranë. Janë 100 mijë studentë të pavaksinuar. Nga këta 70% kanë kaluar Covid. Përse duhet të vaksinojmë këta që kanë kaluar Covid. Nuk ka të bëjë me virusin, por me vaksinën. Vetë Kryeministri ka dhënë një premtim në OKB pasi takoi Soros, i cili kërkoi që të vaksinojëm dhe fëmijën e gjirit. 600 mijë fëmijët e Shqipërisë 0-18 vjeç. Ata që kanë kaluar Covid rrezikojnë jetën më shuëm se ata që nuk kanë kaluar Covid nëse vaksinohen”, deklaroi Goxhaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here