Jo me ‘konfliktualitet berishian’! Regjimi rrëzohet me ‘pika’…!

0
134

Nga Gent Strazimiri

Ky shkrim, (që i ka të gjitha në titull), është një nga traktet e shpërndarë “nga qendra”, në të gjitha grupet e whatsapp-it të Partisë Demokratike duke nisur nga maja e piramidës së drejtimit e deri tek anëtari më i zakonshëm!

Supozohet që marrësit, duhet ta lexojnë, ta kuptojnë dhe, në shenjë dakordësie dhe besnikërie ndaj “qendrës”, duhet edhe ta shpërndajnë ne fb…

Një praktikë sovjetike që dikur quhej “forma politike”, ose më saktë një lloj paralajmërimi zyrtar mbi “ç’mendon udhëheqja”, që askush të mos mund të justifikohet me “s’e dija”…

Maja e piramidës së PD, që përbëhet nga njerëz mjaftueshëm të mençur që të mendojnë e shkruajnë vetë, nuk ndihet aspak e fyer dhe nuk reagon!

Me ç’duket për të dëshmuar se e ka kuptuar mesazhin, dhe nuk ka lidhje me “berishizmin”…

Kjo, megjithëse janë pothuaj të gjithë produkt i “berishizmit”, kryesisht gjatë qeverisjes së Sali Berishës, e me rezultatet historike të të cilit shprehen pjesëtarë, protagonistë dhe krenarë …

E gjithë kjo shëmti e ka një të mirë të madhe!

Ajo armatë njerëzish që “berishizmin” e përjetoi si qëndresë madje dhe rezistencë ndaj narko-komunizmit në 1997-2005 edhe kur gjithçka dukej e kotë, e që ngadhnjeu me forcën e shpirtit dhe atdhedashurisë, kupton se “qendra” i përbuz jo thjesht si histori dhe “e shkuar”, por i sheh si rrezik e regres për PD-në dhe Shqipërinë.

“Qendra” porosit dhe shpërndan mesazhin se tashmë ndaj narko-komunizmit, ndaj qeverisë “Rama-Doshi-Rakipi” që “do përballet me reagimin më të ashpër në 30 vite”… nuk duhet më “konfliktualitet berishian” por … “pika” …

Ja ashtu, me “pika” … nga 7 e nga 8… do e dërrmojë, do e shembë dhe do vijë në pushtet… brenda 1 viti…

Qameti 1 vit e gjysëm… po për aq nuk prishemi…

KAQ!

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here