Manjani: ‘Foltorja’ e Berishës ia ka arritur qëllimit, Basha të largohet për të shpëtuar PD-në!

0
82

Për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, lëvizja e iniciuar nga lideri historik i PD, Sali Berisha ia ka arritur tashmë qëllimit për të cilën u krijua vetëm tre javë më parë.

Në një lidhje direkte me Skype në studion e Syri Tv, Manjani shprehet se ‘Foltorja’ zbuloi kolapsin e PD-së zyrtare, po rikthen institucionin e shenjtë të votës si dhe po shkon drejt hapit të tretë dhe më të rëndësishëm, largimit të Lulzim Bashës nga drejtimi i PD.

Ndërtimi i procesit përmes ‘Foltores’, shton Manjani, tronditi skeptikët se Rama do të ishte kryeministër deri në fund të jetës së tij si dhe riktheu shpresën te opozitarët.

“Vendimmarrja e brendshme pa vendim e PD, e njëanshme dhe pa proces ndaj doktor Berishës, sigurisht që ka krijuar pikëpyetje shumë të mëdha dhe dobësuar e ka ulur ndjeshëm, për të mos thënë e ka ulur në zero besimin e publikut te PD. Deri 3 javë më parë këtu ishte krijuar ideja që s’ka më asnjë shpresë asnjë opozitë, asgjë, sa të jetë gjallë Rama do të jetë kryeministër, kështu kemi menduar. Lëvizja e Berishës disi e ka tronditur këtë stanjacion në mendim. Nuk them se është krijuar një klimë e madhe opozitarizmi, jemi ende larg, është një fillesë e mirë, është një proces i munguar në PD. Personi që duhet falenderuar është doktor Berisha. Unë jam një nga kritizerët historik të Sali Berishës. Po të google-oni mbi deklaratat e mia mbi Berishën, futem tek kritikët e tij, për shkak të stilit të tij qeverisës, ka patur momente për të kritikuar dhe e kam kritikuar e mirë kam bërë, por ai meriton një kredo të jashtëzakonshme sepse realisht po i kthen shpresën PD-së. Ka filluar një proces, diçka po lëviz, ka një debat, ka një diskutim, në fund fare është një burrë që ka dalë në pension në kuptimin biologjik të fjalës, mund të shikonte punën dhe rehatinë e tij. Por nuk po shikon rehatinë e tij, por po përpiqet të ndërtojë një proces“, u shpreh Manjani.

Por a do t’ia dalë Berisha?
Ylli Manjani
: Sikur sot ta ndërpresë këtë lëvizje Berisha, për një arsye, unë mendoj që ia ka arritur qëllimit, për të kuptuar që PD-ja zyrtare është në kolaps. Duhet të fliste dikush në rangun e doktor Berishës për të shuar çdo lloj skepticizmi dhe optimizmi, pasi ka edhe optimistë të frikshëm që thonë se Lulzim Bashës do t’i vijë pushteti duke qëndruar në shtëpi p.sh, as për të dalë në fushatë jo, por të rrijë në shtëpi dhe t’i vijë pushteti llokum. Unë mendoj që këtë mesazh doktor Berisha dhe kjo lëvizje e ka dhënë, PD-ja e Lulzim Bashës ka kryer punë me politikën, ky mesazh ka dalë. Nëse ka akoma njerëz që nuk e besojnë këtë, është problemi i tyre, por kjo është e dukshme. Duke i hequr atë që është thënë gjithmonë se Lulzim Bashën e mbështet Sali Berisha, por nuk paska qenë kështu, paska qenë një skenar tjetër, e kuptuam, e sqaruam dhe nuk besoj se ka ende ‘peshq’ që i shkojnë nga mbrapa.

Arsyetimi tjetër është që kjo lëvizje e nisur duhet të ketë një kulm. Unë mendoj se objektivi që ka kjo lëvizje për të rikthyer institucionin e votës, cilido qoftë rezultati i saj, por duhet të ketë një votë brenda PD, mendoj se është një mision i shenjtë. Përputhet me të gjitha normat dhe standardet demokratike. Në fund të ditës duhet të vendosë vota, kjo është shumë e rëndësishme, por fatkeqësisht në partinë tona nuk ka vendosur vota, por gara ka qenë proces formal, sepse edhe konkurrencat brenda partive janë fiktive. Këto janë part one man show, parti me një kryetar dhe të tjerët janë besnikë të kryetarit. Nuk flitet për elita në partitë politike sepse ka kohë që ka humbur debati, arsyetimi, luajaliteti, kontributi dhe konkurrenca brenda partive dhe në mënyrë të veçantë ka kohë që nuk votohet brenda partive. Ndaj kjo lëvizje mund të japë një model që të paktën të votohet, pak rëndësi kanë kualititet, por misioni i shenjtë është që të votohet. Pra, kjo lëvizje ka arritur hapin e dytë të rëndësishëm.

Hapi i tretë i rëndësishëm i kësaj lëvizje dhe suksesi matet me largimin e z.Lulzim Basha, që të jemi konkrete dhe të mos krijojmë iluzione, Lulzim Basha duhet të largohet që të shpëtojë PD. Faza tjetër është drejtimi i ri i PD duhet të krijojë një skemë hapje dhe kjo foltorje duhet të jetë pjesë e shoqërisë, pjesë e debatit social, pra që merr dhe përfshin në vendimmarrjen e saj më shumë se militantët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here