Samiti pa bereqet/ DW: Droga dhe korrupsioni po e pengojnë Shqipërinë

0
108

Samiti i Sllovenisë mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor nuk do prodhojë ndonjë gjë të rëndësishme. Kjo u bë e ditur që kur u miratua teksti i deklaratës përfundimtare, ku nuk përmendet asnjë perspektivë konkrete për integrimin.

Sllovenia kishte insistuar që të futej në deklaratë viti 2030 si afat final për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por kjo nuk u pranua.

Reuters shkruan se si zakonisht, edhe në këtë samit ishin drejtuesit e Brukselit që ishin optimistë në fjalët e tyre, kurse liderët e vendeve anëtare janë pesimistë. Kundër përshpejtimit të zgjerimit janë vendet e pasura të veriut të Europës.

Por ndërsa kryeministri Edi Rama shprehet pesimist për situatën, pasi e di se BE nuk do japë ndonjë lajm të mirë, ai vazhdon të fajësojë Brukselin dhe vendet anëtare për ngecjen e integrimit, pasi sipas tij, Shqipëria i ka bërë detyrat.

Megjithatë ndryshe mendon televizioni publik gjerman, Deutsche Welle.

Në një reportazh të gjatë të gazetares Marina Strauss, thuhet se rruga e Shqipërisë drejt BE-së është vështirësuar për shkak të drogës dhe korrupsionit.

Në radhë të parë bëhet fjalë për kultivimin e kanabisit. Sipas DW, Shqipëria është vend lider në Europë në këtë drejtim. Strukturat policore vazhdojnë të përkrahin trafikun e drogës, ndërsa politikanët kryesorë në vend janë akuzuar vazhdimisht si të përfshirë në këtë biznes, thuhet në reportazh.

Të rinjtë po largohen masivisht dhe papunësia është në rritje. Për ata të rinj që mbeten, droga është një burim tërheqës për të ardhurat.

DW ka intervistuar edhe nënkryetarin e SPAK, Altin Dumani. Ai thotë se ata nuk janë akoma të kënaqur me atë që kanë arritur. Kurse DW thekson se vetëm 41 përqind e shqiptarëve besojnë te SPAK, sipas një sondazhi të fundit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here