Lapaj: T’i themi ‘Jo’ rritjes së çmimeve, boll më për interes të kryetarëve!

0
118

Aktivisti Adriatik Lapaj, në fjalën e tij të mbajtur në protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve, përpara Kryeministrisë, deklaroi se shqiptarët duhet t’i thonë “Jo” rritjes së çmimeve.

Lapaj thekson se boll shqiptarët kanë bërë për interes të kryetarëve, por duhet të kthehen te interesi i fëmijëve të tyre.

“Kjo protestë është shumë e sinqertë. E vërteta nuk mund të zbukurohet. Shqiptarët nuk kanë të ardhura për të jetuar me dinjitet. Jemi këtu për t’i thënë “Jo” rritjes së çmimit të bukës, “jo” rritjes së çmimit të gazit, të karburantëve. Edhe sa kështu, a nuk u ngropët, a nuk ia patë hajrin servilizmit dhe nënshtrimit.

Fëmijët po ikin, pse, që disa të pasurohen. Fatkeqësia e një kombi është kur bijtë më të mirë sheshin shpirtin në kurriz të blegtorëve, në kurriz të vajzave dhe djemve që enden rrugëve të botës. Boll më bête për interes të kryetarëve, kthehuni tek vetja, kthehuni tek interesat e fëmijëve tuaj”, u shpreh Lapaj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here