Balliu në Astir: Presionet ndaj banorëve të Unazës dhe ndaj meje nuk do të funksiunojnë. Do të luftojmë politikisht

0
113

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ditën e sotme ka qenë në Astir, ku një pallat në zonën e “Astirit” është tentuar që të shembet, por që ka dështuar. Balliu, në një deklaratë që ka dhënë për mediat ka thënë se banorët e Unazës dhe vetë ai ka pasur persione nga qeveria, por sipas tij, kjo nuk do të funksionojë.

“Kjo qeveri ka mbrojtur mafien dhe krimin e organizuar qoftë nga Ndragheta me Erion Veliajn dhe Edi Ramën, Habilajt te Barajt se këta si mbajmë as mend, se këta kanë aq shumë banditët në partinë e vet , sa duhet një USB, t’i fusim të gjitha. Këta kanë lidhje vetëm me vjedhjen dhe krimin. Kanë 8 vite që vetëm shkatërrojnë, kanë shkatërrruar e Teatrin, Unazën shkatërrimin e Maternitetit, këta nuk njihen vetëm për shkatërrrim dhe jo për ndërtim. Këto presione ndaj banorëve të Unazës dhe ndaj meje nuk funksionojnë.”– tha Balliu.

Balliu, ka thënë se ka ardhur koha për të krijuar një Shqipëri evropiane, sakaq ka shtuar se ai së bashku me qytetarët do ta vazhdojnë të luftojnë me politikën, pasi sipas tij është kjo e fundit që ka gisht në lidhje me projektin e Unazës.

“Ka ardhur koha të ndërtojmë një Shqipëri Evropiane. Ne do të vazhdojmë luftën dhe do të përballemi politikisht, sepse këtu ka ardhur politike dhe jko ligji. Në fund të ditës fitues do të jenë banorët e Unazës, kurse qeveritarët nga Damian Gjiknuri, te Afrim Qendro që në vend që të ishte në burg e ka marrë Edi RAma dhe e ka vendosur Kryebashkiak në Vlorë, do të mbajnë përgjegjësi.”- ka thënë Balliu.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, ka hedhur akuza ndaj qeverisë, se kjo e fundit gjatë 8 viteve në pushtet, vetëm ka shkatërruar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here