Gazetarja e BIRN: Po verifikojmë disa kompani shqiptare në ‘Pandora Papers’

0
92

Gazetarja Aleksandra Bogdani e rrjetit BIRN ka dhënë detaje për “Pandora Papers”, skandalin që ka prekur të gjithë botën. Në emisionin “Open” ajo theksoi se burimi i këtyre dosjeve ka qenë anonim, pasi një person kontaktoi me median dhe dha informacionet. Sipas Bogdanit, janë një sërë emrash kompanish shqiptare që po verifikohen, or do të dalin vetëm ato që mund të kenë interes publik dhe jo të gjitha.

“Burimi është anonim. Të dhënat offshore, jo gjithmonë tregojnë se ka shkelje ligji, por fokusi jonë janë persona të lidhur me politikanë, ose politikanë, që janë në pushtet, sa morale dhe sa problem është qarkullimi i parasë. Në rastin e Panama Papers, një personazh kontaktoi median, por nuk mundën t’i përpunonin dot vetë të gjitha.

Dy gazetarët e një gazete shumë të madhe në Gjermani thanë hajde punojmë t’i shërbejmë interesit publik. Rrjedhja këtë herë është shumë më e madhe se sa Panama Papers. 12 zyra në vende të ndryshme të botës, por puna vijon. Qëllimet mund të jenë të ndryshme, por sa transparente është media në verifikimin e tyre. Janë mediat më prestigjioze të botës. Gazetarët kanë për detyrë të masin opinionin publik.

Kemi shkëmbyer dokumente për të verifikuar nëse ato të dhëna kanë lidhje, kemi publikuar një shkrim pasi arritëm të kemi një interes. Me sa jam në dijeni ka disa kompani. E rëndësishme është që të dhënat të kenë një interes publik. Shkrimet kryesore bëhen në fillim se ka me javë të tëra që po punohet.

Ka disa muaj dhe kjo ka ndodhur vazhdimisht, kur ka një kod bashkëpunimi, koordinohet edhe koha e publikimit dhe fakti se askush nuk duhet të thotë se çfarë kam unë në duar. Nuk ka pasur rrjedhje nga 600 gazetarët në të gjithë botën”, – tha Bogdani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here