Bylykbashi: Basha harrohet shpejt, Berisha është i pazëvendësueshëm

0
160

Deputeti Oerd Bylykbashi është një nga anëtarët e grupit parlamentar të PD-së që është rreshtuar hapur në krahun e Sali Berishës në çarjen që ka pësuar e djathta, pasi Lulzim Basha përjashtoi ish-kryeministrin. E ndërsa lideri demokrat i hoqi drejtimin e reformave zgjedhore duke e zëvendësuar me Enkelejd Alibajn, a i trembet Bylykbashi ndonjë lëvizje tjetër?

“Askush nuk më nxjerr dot mua nga PD, as nga grupi parlamentar, pasi një kryetar nuk e ka të drejtë për të marrë këto vendime, ajo që e zgjidh këtë punë është kutia e votimit” tha ai. Ai shtoi se: “Ne do të jemi aty, ne jemi të gjithë në PD” tha ai në “LOG”.

Përpos vendimit për përjashtimin e Sali Berishës, Bylykbashi kishte edhe një tjetër kritikë për Lulzim Bashën. “Ne kemi të gjithë ekzekutivin e partisë në kundërshtim me statutin” tha ai.

Por duke mbajtur krahun e ish-kryeministrit, a mendon Bylykbashi se do të etiketohet si anti-amerikan?  “Unë kam raporte shumë të mira me ta (SHBA). Ne kemi diskutuar, kjo është një çështje, debati me demokracinë brenda partisë. Janë goxha të vëmendshëm në këtë aspekt. E vetmja që do ta zgjidhë në mënyrë të paqtë është kutia e votimit”.

Më shumë se pozicionim në krah të Berishës, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi shfaqen në “Foltoren” e tij në Durrës, e konsideroi të domosdoshme për të dëgjuar prej tij shpjegimin pse gjërat në PD kanë ardhur deri në këtë pikë. Ai deklaroi se Berisha nuk ka marrë kurrë një vendim për të mos hyrë në zgjedhje apo për të djegur mandatet.

“Për 6 vite me atë në zyrë. Sali Berisha sa e kam parë unë nuk e pashë kurrë të merrte një vendim për të mos hyrë në zgjedhje apo për të djegur mandate. Kam parë shumë detaje të këtij lloj. Kam dëgjuar të thotë që ky vendim mund të na çojë edhe në sukses, edhe në katastrofë. Kam pasur mundësinë për të lexuar mesazhet që është shumë e lehtë, por nuk më ka rezultuar ashtu. Edhe në Foltoren e Durrësit isha aty për të dëgjuar atë pse zoti Berisha na e ka borxh të gjithëve pse gjërat erdhën deri këtu. Është barra e tij për ta shpjeguar këtë gjë. Unë kam diskutuar edhe me zotin Berisha për këtë”, deklaroi ai.

Bylykbashi u shpreh se PD duhet të kërkonte transparencën e fakteve në lidhje me shpalljen non grata të Sali Berishës. Sipas tij në rast se nga partia do largohej Berisha, kjo do ishte me pasoja të mëdha, ndërsa çdo person tjetër mund të zëvendësohet.

“Unë besoj që PD bënte mirë ashtu si e kam dëgjuar zotin Basha të thotë, që të kërkojë transparencën e fakteve. Ta mbrojë zotin Berisha si trashëgimi politike. Është çështja e zotit Berisha që ai duhet t’i dalë përpara. Unë nuk e di sa do funksionojë, dhe çfarë juridiksioni ka ajo gjykatë ku është drejtuar zoti Berisha. Por unë e shoh në aspektin politik. Unë jam politikan që me gjithë kontributin modest në PD, ajo që më dhemb është PD së pari. Në rastin e ikjes së zotit Berisha pasoja është më madhja. Ndërsa për këdo tjetër nga Lulzim Basha deri te të tjerët ne do zëvendësohemi, harrohemi.

Unë jam për atë, së pari, partitë duhet të jenë parti me funksionim demokratik. 30 vite pasi ra komunizmit, unë besoj që nuk do i isha bashkuar PD në rast se gjatë eksperiencës time në kabinet nuk do kisha perceptuar hapësira të mjaftueshme. Nëse ajo është përkeqësuar në këto vite,  Berisha ka përgjegjësi. Unë jam në krah të demokracisë. Këtë e ofron zbatimi i statutit. Ne kemi problem moszbatimin e statutit. Kemi një problem demokracie brenda partisë. Nuk më duket që vjen nga Berisha, por edhe ai është aty. Lëvizja e zotit Kadilli tregon disa grupime. Vendimi i fundit i Bashës ka çuar në çarje të partisë”, u shpreh Bylykbashi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here