Përmbytjet kanë izoluar Tropojën/ Deputetja tregon tmerrin e dëmeve (Foto)

0
203

Kushtet atmosferike në vend po shkon drejt stabilizimit por që reshjet e shumta të shiut që ranë dje në gjithë vendin, kanë shkatuar dëme në zona të ndryshme.

Përmbytjet kanë izoluar Tropojën dhe kanë shkaktuar dëme kolosale në rrugët e fshatrave.

Deputetja e Partisë Demokratike për qarkun e Tropojës, Mimoza Hajdarmataj, lidhur me situatë ka reaguar ku nëpërmjet disa fotove ka denoncuar përmbytjet që kanë izoluar me qindra familje në Bajram Curr.

Alarmi i deputetes demokrate është se me dhjetra familje, kanë mbetur pa energji elektrike dhe se rrugët janë përmbytur dhe lëvizja e banorëve është e pamundur.

“Përmbytjet nga shirat e mbrëmshme kanë izoluar komunikimin e qytetit të B. Currit me fshatrat në Tropojë. Me dhjetra familje nuk furnizohen me energji elektrike dhe disa rrugë janë bërë të pakalueshme nga rrëshqitjet. Është emergjente ndërhyrja e OSSHE me grupe punonjësish për riparimin e dëmtimeve në rrjet. Gjithashtu nevojitet që Bashkia të ndërhyjë me të gjitha kapacitetet e mundshme si dhe mbështetje nga Tirana për të mos e izoluar Tropojën në këto ditë moti të vështirë”, shkruan ajo.

14907254_1503042843055839_5570268033250148640_n 14925251_1503037249723065_92624298276769492_n 14925492_1503037103056413_5845183447096130256_n 14962576_1503036733056450_6063319857771513482_n

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here