Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama për krizën në energjetikë, kreu i PD Lulzim Basha, e ka akuzuar kryeministrin se po përdor fatkeqësitë e shqiptarëve për t’u pasuruar vetë.
Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i qytetarëve, të cilët e kanë masakruar dhe e kanë bërë ‘copash’ me komente nga më negativet.
Ata i kanë kërkuar Bashës të largohet nga PD-ja dhe të japë dorëheqjen, duke i thënë se ai është më i pafytyri nga të gjithë të tjerët.
Njëri prej qytetarëve shkruan se “Propozimi nga qytetarët është të largohesh sa më parë pas 3 humbjeve Lulush”.
“Nuk të besojnë më as njerëzit e tu, ti je e keqja e Kombit, jep dorëheqjen”, ka shkruar një qytetar tjetër.
“Zhduku një orë e më parë nga Selia e PD, na e shpife këtë fundjavë, legen, qërohu” është shprehur dikush tjetër.
Këto janë disa komentet që mbizotërojnë ndaj kryetarit të PD, nga demokratët e irrituar ndaj tij. /CNA.al/