“Do vdes këtu brenda, do të vetëflijohem”/ Banorët në Tiranë: Duan të na nxjerrin jashtë, është bërë në mënyrë mafioze

0
78

Ditën e sotme, banorët e njësis ë numër 5 në Tiranë, kanë protestuar për shkak se dikush po tenton që t’jua marrë banesat e tyre. Banorët thonë se e kanë gjetur pallatin të rrethuar nga pronari i jashtëligjshëm dhe preteksti ka qënë se kishte pësuar dëmtime nga tërmeti. Banorët e kanë mohuar pretendimin se pallati ka pasur dëmtime nga tërmeti dhe thonë se pronari i jashtëligjshëm po bashkëpunon me bashkinë.

“Nuk kishim asnjë njoftim zyrtar. Nuk na ka ardhur asnjë autoritet nga bashkia për të na thënë ku do shkojnë këta banorë. Nëse pallati do të ishte dëmtuar nga tërmeti, atëherë dy vite më para duhet të kishin ardhur dhe të na njoftonin”, tha  një banor.

“Më i fundit jam unë që kam 35 vite në këtë banesë. Ky ka qenë objekt i fashistëve. Është përshtatur.  Prona lakmohet nga ai që pretendon se është pronar. Ne jemi në proces, kur papritur vjen ai shirit në mënyrë mafioze. Këtu nuk ka familje që i janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti. Nuk ka dëmtime, gënjejnë. Nuk ka kontroll asgjë. Këtë e ka shpik vetë pronari në bashkëpunim me bashkinë,” tha një tjetër banor.

Banorët janë shprehur se pronari ka tentuar t’u japë banorëve nga 5 milion lekë që të dilnin nga shtëpitë, por ata kanë refuzuar.

“Nuk ka ardhur askush. Çdo gjë është bërë në myënyrë mafioze. Duhet të kishte ardhur dikush prej dy vitesh të kontrollonte. Shfrytëzuan këtë situatë për interesa të tyre dhe thanë po bëjmë presione. Japin ndonjë 5 milionsh në mënyrë të dhunshme. Më merr në telefon, kur erdha në shtëpi më tha komshiu di gjë? I thashe nuk di gjë. Nuk jemi lajmëruar. Para dy -tre ditësh më vjen një telefonatë. Më tha dua t’iu kontaktoj me ty se jam ose ndërtuesi ose pronari. I thashë jam aty për 10 minuta. Më tha ti do dalësh nga shpia se je në pronën time. Do të jap 5 milionë, dhe do dalësh. Unë i thashë nuk dal se jam në pronën timë. Fillova të shaj e të bërtas, nuk mbaj mend,” pretendojnë banorët.

Një banore tjetër paralajmëroi se ishte e gatshme të vdiste brenda në banesë  por nuk do pranonte të dilte.

“Kanë tentuar me banorët më të vjetër të pallatit. Ne tjerëve nuk na është ofruar njeri. Kur janë vendosur shirita shfaqet një pretendent për pronën. Vjen dhe nxjerr jashtë banorët. Këta kanë të drejtë të kërkojnë se kanë që nga viti 60 që banojnë këtu. Është e turpshme, nuk e di çfarë titulli ti vendos. Që nga viti 90 kemi të njëtjtin presion. Kërkojmë banesën tonë. Unë o vdes brenda në shtëpi, nuk dal. Do vdes këtu brenda, do të vetëflijohëm. Ky vend këtu lakmohet, është lakmuar gjithmonë,” tha ajo.

Të shqetësuar për fatin e tyre, banorët deklarojnë se nuk kërkojnë asgjë tjetër veçse një shtëpi për të futur kokën dhe se janë të gatshëm për negocim. Hapi tjetër i radhës është çuarja në SPAK, pasi kanë bërë të gjitha procedurat e tjera ligjore. Sipas tyre kjo pronë është në gjyq prej 12 vitesh, pasi është një pronë e lakmuar nga të gjithë.

“Jemi të hapur për të gjitha negociatat. Ne kërkojmë zgjidhje. Të gjendet një zgjidhje për banorët. Jemi akoma në gjyq, që vazhdon, vazhdon e vazhdon, në mënyrë që njerëzit të lodhen. Nuk e di dmth, se si i mendojnë gjërat. Këta po tallen me jetët e njerëzve. Tani përdoret mekanizmi i tërmetit. Kauza jonë bie komplet. Këta i fusin një të rrethume. E përdorin nja 5 vitë si parking derisa të fillojnë të ndërtojnë. Ne duam një ambient ku të jetojmë. Nuk jemi për interesa na jepni 700 hyrje. Duam thjesht një banesë. Ne do ti drejtohemi SPAK nëse nuk gjejme zgjidhje”, deklaroi banori tjetër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here