Zbulohen VIDEOT kur dentistja seksi Olesia Duka ftohej në emisionin e Rudinës. Na këshillonte për…

0
227

Nuk ishte hera e parë që emri i stamatologes dhe sipërmarrëses Olesia Dukës përmendej në media siç edhe ndodhi. Por kjo ishte hera e parë që ajo komentohet negativisht. Fletë-arresti për 38 vjeçaren u lëshua pas akuzave se ka mashtruar disa biznesmenë duke i marrë afro 2 milionë euro.

Sipas asaj që prokuroria tha për Olesian ishte fakti se numërohen të paktën 11 biznesmenë që e kanë paditur atë pranë organit të akuzës në Durrës se në kohë dhe mënyra të ndryshme, i kishte mashtruar dhe përvetësuar shuma të ndryshme parashë.

Por para se të kryente një goditje kaq të madhe, Olesia Duka ka shfrytëzuar një prej emisioneve më të shikuar në vend, për të kuruar imazhin e saj. Përmes “Pasdite me Rudinën” dentistja seksi kishte arritur të promovohej publikisht, si një vajzë që vishej me stil apo që diskutonte mbi tema “të lehta” siç është mbajtja e trupit në formë në palestër.

Ndoshta shumëkush mund ta ketë harruar tashmë, por ne ju rikujtojmë se Olesia Duka ishte një vizitore e rregull e emisionit të pasdites nga Rudina Magjistari në Televizionin Kombëtar “Klan”. Për më tepër ndiqni këtë video interesante.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here