Foltorja në orën 18:00/ Berisha mbledh demokratët në Shkodër

0
124

Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë i pranishëm sot në Shkodër për të zhvilluar takimin e radhës në kuadër të ‘Foltores për PD-në’. Ka qënë vetë Berisha ai i cili ka ndarë ftesën për demokratët që të marrin pjesë.

Berisha shkruan se ‘Foltorja’ do të mbahet sot në orën 18:00 në Kinema Milenium në Shkodër.

Ky është takimi i pestë që do mbajë Berisha në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim personal të kryedemokratit Lulzim Basha. Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Vetë Berisha kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here