Cudia e Turizmit Elitar në Shqipëri! Hapet sezoni dhe bllokohet rruga kryesore e Turizmit!!!! Bravooo Klosi

0
81

 

Duke nisur nga dita e sotme deri në 17 korrik do të ketë kufizim të qarkullimit në autostradën Tiranë-Durrës, për shkak të disa punimeve që do të bëhen në këtë aks.

ARRSH dhe Policia Rrugore thonë se rehabilitimi do të jetë në sistemin e ndriçimit në Autostradën Tiranë-Durrës, nga Km 0 deri në Km 15, Segmenti rrugor: ish Dogana-Qafë Kashar-Vorë.

Qarkullimi i makinave në pjesën ku do të kryhen punimet do të jetë me shpejtësi të reduktuar, lëvizja e mjeteve do të drejtohet në 1 korsi (Punimet kryhen vetëm gjatë njërit drejtim të rrugës) dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar.

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve te zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor, respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur, rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore në terren.

Dhe pse kjo nuk eshte pare ne asnje vend te botes, dhe pse ne jemi duke u mburrur me turizmin elitar, ne fillim dhe kulm sezoni bllokojme per punime rrugen kryesore nderlidhese te turizmit!!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here