Shtatzëna humb jetën nga Covid, mjekët thirrje të vaksinohen: Coronavirusi rrezikon më shumë pas javës së 35-të

0
99

Një grua 33 vjeçare, 4 muajshe shtatzënë humbi jetën në spitalin infektiv pasi ishte infektuar me covid-19.

Ajo qëndroi rreth 1 javë në banesë dhe më pas u dërgua për mjekim të specializuar në spital, ku sipas mjekëve gjendja e saj ishte e rënduar.

Ndërkohë rreth 70 % e grave shtatzëna të prekura me Covid po trajtohen në banesë. Mjeku gjinekolog Redi Hoxhallari thotë se krahasuar me një vit më parë shifrat kanë qenë të njëjta.

“Pak a shumë le të themi që jemi në të njëjtën situatë, rreth 70-80 % e tyre e kalojnë sëmundjen në trajtim ambulator,” thotë gjinekologu.  

Mosha e shtatzënisë më e rrezikuar nga coronavirusi është kryesisht periudha e fundit e saj.

Hoxhallari thotë se shtatzënat duhet të konsultohen me mjekun e familjes ose me gjinekologun për kurimin që përdoret në rast infektimi.

Ndërhyrjet për lindje të parakohshme për shkak të Covid bëhen kryesisht në 3 mujorin e dytë të shtatzënisë.

“Sigurisht që afër termit ne jemi pak më të qetë në vendimmarrjen për ndërhyrje sepse bebi ka shanse më të mira, maksimale mbijetese. Me rritjen e moshës rriten dhe komplikacionet tek një paciente shtatzënë që është pa sëmundje,” shtoi Hoxhallari.

Vaksinimi anticovid është forma e vetme ruajtjen e shëndetit të gruas dhe bebit, ndërsa këshilla e mjekëve është qëndrimi larg konsipracioneve për vaksinën.

“Normalisht të gjitha pacientet shtatzëna duhet të vaksinohen. Ato ët cilat nuk janë vaksinuar, duhet të vaksinohen sepse janë  shumë të rënda komplikacionet e lidhura me sëmundjen se sa problematikat hipotetike në lidhje me vaksinimin.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here