Rikthehet Topi i Artë, do të dorëzohet më 29 Nëntor në Paris

0
96

Pandemia pothuajse fshiu gjithçka normale në futboll. Edhe çmimet prestigjoze të sportit elitar u ndalën vitin e kaluar për shkak të pandemisë nga Covid-19.

Ndryshe është situata këtë vit, ku koronavirusi mbahet nën kontroll falë edhe vaksinimeve dhe kështu që po rikthehet normalitet edhe në fushat e blerta.

Padyshim që edhe Topi i Artë, pas një viti “pushim” do të rikthehet të dorëzohet për lojtarin më të mirë.

Çmimi prestigjoz do të jepet më 29 nëntor në Paris, pas një viti pa fitues, njoftoi sot revista France Football. Ceremonia, e cila do të prezantohet në veçanti nga Didier Drogba, do të zhvillohet në “The’âtre du Châtelet” të hënën më 29 nëntor në orën 20:30.

Aty do të jepet Topi i Artë për të dyja kategoritë, femra dhe meshkuj, trofeu Kopa për lojtarin më të mirë të ri dhe trofeu Yashin për portierin më të mirë.

Lista e kandidatëve për këto çmime të ndryshme do të zbulohet të Premten më 8 Tetor nga ora 17:30, në kanalet e grupit L’Equipe.

Gjashtë herë fituesi i cmimit, Lionel Messi dhe Megan Rapinoe janë mbajtësit e fundit të Topit te Artë që nuk iu dha vitin e kaluar askujt për shkak të pandemisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here