Nisi mësimi/ Nxënësit dhe studentët sigurojnë shëndetin! SIGAL UNIQA, zgjedhje e parë

0
103

Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme iu rikthehen procesit mësimor pas
rreth 3 muajsh pushimi dhe pas një viti shkollor të kryer kryesisht Online.
Kjo situatë e vështirë, për vendin tonë por edhe mbarë botën, ka bërë që prindërit
të jenë më të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve të tyre.
Por gjithmonë ka një zgjidhje.
SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, u
vjen në ndihmë nxënësve, studentëve dhe prindërve me Paketën e Sigurimit
Shëndetësor dedikuar vetëm atyre.
Ky sigurim mbulon të gjitha procedurat e diagnostifikimit dhe trajtimit që mund të
kenë nevojë fëmijët tuaj si dhe shpenzimet tuaja shëndetësore si rezultat i një
aksidenti ose sëmundjeje të papritur, në klinikat dhe spitalet më mira dhe pa
asnjë shpenzim.

Jurgert Prezja, Zv.Drejtor i Departamentit të Marrjes në Sigurim të Shëndetit
dhe Aksidenteve në SIGAL UNIQA, na tregon shkurtimisht përfitimet nga ky
sigurim.

“Paketat tona të sigurimit shëndetësor janë krijuar për të mbuluar nevojat tuaja
mjekësore.
Sigurimi i përgatitur nga SIGAL UNIQA mbulon të gjitha procedurat e
diagnostikimit dhe trajtimit që mund të keni nevojë si dhe shpenzimet tuaja
shëndetësore si rezultat i një aksidenti ose sëmundjeje të papritur, në klinikat dhe
spitalet më mira dhe pa shqetësime financiare”.

– Paketa e sigurimit për nxënës dhe studentë siguron prindin dhe fëmijën
njëkohësisht.
– Në rast fatkeqësie të prindit, fëmijës bëhet përfitues i një dëmshpërblimi prej 5
milionë lekësh të vjetra për të përballuar vështirësitë e shkollimit apo jetesës.
– Në rast se fëmija sëmuret gjatë vitit të sigurimit, faturat mjekësore në spitale
private deri në 1 milion lekë në vit paguhen nga SIGAL UNIQA përfshire vizitat me
mjekët specialistë, diagnostikimi, ilaçet e rekomanduara nga mjeku, shtrimi në
spital, etj).

Edhe nëse mendon të shkosh jashtë vendit për të studiuar, mos u shqetëso!
SIGAL UNIQA Group Austria ka menduar edhe për ty me paketën e Sigurimit për
“Studentët Jashtë Shqipërisë”.
Ky sigurim është për të gjithë personat që udhëtojnë për të studiuar jashtë
Shqipërisë për studime, specializime, master, doktoraturë etj. Ndërsa çmimi dhe
mbulimet e këtij sigurimi janë në varësi të shtetit ku ju do të shkoni për të
studiuar.
Iva Hoxha është një prej të rinjve të shumtë shqiptarë që ka vendosur të studiojë
në Itali dhe para nisjes është siguruar fillimisht në SIGAL UNIQA.
Serioziteti dhe standartet europiane me të cilat operon SIGAL bënë që IVA ti
besonte pikërisht kësaj kompanie shëndetin e saj.

“Si shumë të rinj të tjerë shqiptarë, edhe unë kam zgjedhur të ndjek studimet
universitare në Itali.
Por para se të nisem, bëra diçka që është kusht për marrjen e vizave në ambasadë,
SIGURIMIN E SHËNDETIT. Dhe për këtë arsye zgjodha të sigurohem te SIGAL
UNIQA Group Austria, kompani serioze dhe me standarte europiane. Sigurisht, e
nxitur edhe nga këshillat që më dhanë miqtë e mi që kanë shkuar për studime
jashtë vendit, para meje.

Tani nisem edhe më e qetë drejt Italisë, ndërsa familjarët e mi nuk do të kenë
merakun e shëndetit tim. Faleminderit SIGAL”

Por nuk ka vetëm shqiptarë që zgjedhin të studiojnë jashtë Shqipërisë, por edhe
të huaj që vendosin të studiojnë në vendin tonë. Mes tyre edhe shumë italianë.
Ne intervistuam Albana Përgjini, pjesë e një zyre që përgatit dokumentacionet për
italianët dhe të huaj të kombësive të tjera që duan të jetojnë dhe punojnë apo të
ndjekin studimet në Shqipëri.
Sipas saj, SIGAL UNIQA Group Austria është kompania e sigurimeve më e
preferuar nga të huajt që vijnë në Shqipëri për shkak të jetëgjatësisë në treg,
emrit të krijuar dhe garancive që ofron.
“Zyra jonë asiston me dhjetëra dhe qindar shtetas italianë dhe jo vetëm që jetojnë,
punojnë dhe studiojnë në Shqipëri. Nga eksperienca e mirë që kemi patur në të
kaluarën, ne u këshillojmë klientëve tanë të sigurohen pranë SIGAL UNIQA Group
Austria. Kjo për shkak të emrit që kjo kompani ka në Shqipëri dhe rajon.
Në çdo rast problemi shëndetësor, SIGAL UNIQA përgjigjet në një kohë shumë të
shpejtë, ndërsa u ofron klientëve tanë garanci të standarteve europiane”.

Sa kushton Sigurimi i Nxënësve dhe Studentëve?
Vetëm 14 Lekë të rinj në ditë ose 5 mijë lekë të rinj në vit.

PO JETOJMË KOHË TË VËSHTIRA. MOS I LINI ASGJË RASTËSISË. SIGURONI
SHËNDETIN TE SIGAL UNIQA

GROUP AUSTRIA DHE MENDONI VETËM PËR
REZULTATET NË MESIME.
NËSE DO TË SIGUROHESH KA VETËM 1 EMËR, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA

Për më shumë informacion:
www.sigal.com.al

infoshëndet@uniqa.al
WhatsApp: 068 60 62 829

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here