Ndahet nga jeta ish-anëtari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë

0
97

Ka ndërruar jetë ish-anëtari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Kristaq Ngjela.

Ndërkohë, Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë, përmes një postimi në Facebook i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.

“Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë shpreh ngushëllimet e sinqerta për ndarjen nga jeta të ish anëtarit të kësaj gjykate Z. Kristaq Ngjela. Z. Ngjela ka ushtruar detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë në vitet 2000-2007. Ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë ndër vite, si në gjyqësor dhe prokurori. Ndarja nga jeta e Z. Ngjela ka trishtuar shumë bashkëpunëtorë të tij, kolegë e miq, në Gjykatën e Lartë, si edhe në komunitetin e juristëve. I shprehim ngushëllimet tona familjarëve dhe njerëzve të afërt për ndarjen e tij nga jeta.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here