Artan Hoxha: Iniciativa Demokratike synon bashkimin e demokratëve/ Jemi kundër kryetarokracisë së PD

0
117

Është krijuar Iniciativa Demokratike, si një lëvizje e brendshme brenda PD-së, e drejtuar nga Fatbardh Kadilli.

Artan Hoxha, që mbështet këtë iniciativë, shprehet në një intervistë në emisionin Ora 19 nga moderatorja Juli Krisafi në Syri Tv se kjo përpjekje synon bashkimin e demokratëve. Ai shton se Iniciativa Demokratike është kundër kryetaro-kracisë në PD.

“Ne së bashku me Fatbardh Kadillin kemi krijuar Iniciativën Demokratike. ID është alternativë opozitare. PD duhet të jetë partia e të gjithë opozitarëve, edhe e atyre që nuk janë anëtarë të Partisë Demokratike. Debati në PD është më i thellë nga sa duket. Jemi kundër një PD-je ku kryetari merr çdo vendim. Përpjekja jonë synon baskimin.

Unë mendoj se Amerika ka gabuar duke bërë presion mbi PD për të larguar Berishën, e kjo dëmton demokracinë në Shqipëri. Iniciativa Demokratike do jetë lëvizje brenda PD-së. IDE kryesohet nga Fatbardh Kadilli. I kam mbështetur idetë e Kadillit, për një parti më të madhe se e kryetarit, që ka brenda elemente pozitivë, për hapje reale të partisë të kontributeve nga shoqëria, gjë që i thotë edhe ish-kryeministri Berisha. Sali Berisha po sillet si lider i vërtetë. Ajo që duam ne është që të flitet hapur dhe po flitet hapur e në PD po fliten ato gjëra, që dikur nuk fliteshin”, deklaroi Artan Hoxha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here