Presidenti pret Ambasadoren e re të Irlandës në Shqipëri/ Meta: Vlerësoj rëndësinë e intesifikimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok

0
131
Takim i përzemërt dhe bisedë e hapur me Ambasadoren e re të Republikës së Irlandës në Shqipëri, Sh.S.Znj. Iseult Fitzgerald, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Shpreha mirënjohjen për ndihmën, që Irlanda, ka dhënë për lehtësimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019, për mbështetjen në vazhdimësi për Shqipërinë, si dhe për rolin konstruktiv në rajon.
Vlerësova rëndësinë e intesifikimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok, veçanërisht në ato ekonomike dhe tregtare, që janë nën nivelin e potencialeve tona.
E falenderova gjithashtu Ambasadoren në emër të të gjithë shqiptarëve, të cilët kanë ndërtuar jetën e tyre në Republikën e Irlandës, për mundësitë, që u janë krijuar, për t’u integruar në shoqërinë e tyre.
I urova shumë suksese në misionin e saj diplomatik në Shqipëri dhe e sigurova për bashkëpunim dhe mbështetje të plotë në funksion të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve tona. ?????
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here