Shpërthen gazetari: Shqipëria parajsë e pastrimit të parave, me miratimin e qeverisë

0
110

Drejtori i Dosja.al, Enton Abilekaj u shpreh në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv se Shqipëria është shndërruar në parajsë për pastrimin e parave të krimit të organizuar.

Duke komentuar raportin e Rrjetit të Iniciativës Globale, ku thuhet se mafia në Shqipëri ka qeverinë e vet, Abilekaj shtoi se paratë e pista në Shqipëri po investohen në sektorin e ndërtimit në Tiranë dhe në zonën e bregdetit, ndërsa shton se gjithçka bëhet me lejen e qeverisë.

“Është raporti i dytë, ndryshimet nga i pari janë zero. Pastrimi i parave është akoma më problem dhe shtohet si problem, refletimi është zero. Qeveria ëshjtë këtu është e pafuqishme t’i parandojë, ne nuk kemi një qeveri që kontrollon situatën, por kemi një situatë që kontrollon qeverinë. Ne e shohim ça po ndodh në Tiranë, sa më shumë të denoncojmë që paratë e krimit po pastrohen në ndërtim, aq më shumë ndërtohet, aq më shumë kulla ka.

Sa më shumë denoncojmë se paratë po pastrohen në bregdet, aq më shumë shohim ligje dhe rrëmbime pronash në bregdet që u jepen investitorëve strategjikë, këto në mënyrë jo transparente, një zhvillim jo transparent, jo ligjor, duke e vënë bregdetin në funksion të një grupimi jo ligjor, kriminal për të pastruar paratë. Kjo bëhet jo vetëm me ndihmën, por me idetë dhe iniciativën e qeverisë. Kështu shmangen edhe ishujt Kajman. Dora e pastrimit të parave në Shqipëri është e lirë. Këto paratë pastrohen me kosto shumë herë më të ulta, mafton të investosh dhe pastron paratë. Ne jemi parajsa e pastrimit të parave”, u shpreh ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here