Exit Polli i dytë ua jep fitoren konservatorëve të Merkelit

0
167
Exit Polli i dytë i madh në Gjermani, i prodhuar për transmetuesin publik ZDF, u ka dhënë fitoren me rezultat të ngushtë konservatorëve të Angela Merkel. CDU/CSU ka 26 për qind, ndërsa SPD-ja 25 për qind.
Edhe ky Exit Poll nënvizon faktin se sa të ngushta janë këto zgjedhje në Gjermani.Sipas BBC, parashikimet prej 25 ose 26% për bashkimin konservator CDU/CSU të kancelares Merkel do të ishin – deri tani – rezultati më i keq në nivelin federal në historinë e partisë.

Image
Gjermania sot po mban zgjedhjet qeveritare. Bazuar në rezultatet fillestare, Socialdemokratët e Oaf Schlozit janë në garë të ngushtë me kristiandemokratët e Armin Laschetit, me nga 25 për qind të votave, bëhet e ditur në një Exit Poll të kryer nga transmetuesi publik gjerman ARD.Këto të dhëna janë nxjerrë nga një anketim i kryer me votuesit që kanë dalë nga 560 vendvotime në mbarë Gjermaninë. Janë 60 mijë qendra votimi në mbarë vendin, dhe rreth 40 për qind e qytetarëve kanë votuar.

Image
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here