Skënder Brataj “analizon”studentin që e shau në Facebook: I paedukatë, Mesa pashë profilin s’do e mbarosh dot mjekësinë

0
205

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj nuk duroi dot kur lexoi komentin e një studenti të mjekësisë, saqë i kushtoi një status të tërë. I riu i komentoi duke i thënë se Brataj është pedagogu më i urryer nga 99% e studentëve të mjekësisë. Mjeku tregon se pasi lexoi komentin ka kontrolluar profilin e të riut, që sipas tij është në kohë për të ndërruar profesion pasi me edukatën që ka nuk do e përfundojë dot karrierën e tij. Brataj habitet me komentin e të riut duke shkuar se nuk do i shkonte kurrë në mend se një student mjekësie që kërkon të bëhet mjek të ketë një edukatë të tillë.

KOMENTI:

 

SHKRIMI I BRATAJ:

Çfarë mostrash po krijojmë!Sigurisht që do më thoni përsëri mos harxho kohën e vyer me këta!Por është e tmerrshme kur mendoj se ai do të bëhet mjek!A e meriton bluzën e bardhë një student mjeksie me këtë edukatë qytetare?Si qytetar mund të kuptojë konfuzionin që është krijuar nga informacioni i gjithanshëm, i bollshëm, kontradiktor që çdo ditë e kemi para syve. Kuptoj reagimin e qytetarëve të shqetësuar për vete, për fëmijët dhe familjet e tyre.Sigurisht që është detyra e jonë, e mjekëve në veçanti të informojmë qytetarët, ti kuptojmë deri diku edhe reagimet e tyre në rrjetet sociale!Nuk e kuptoj dot si mjek dhe si pedagog, që një student mjeksie të ketë këtë edukatë! Nuk e kuptoj dot që një student mjeksie që nuk e ke parë kurrë, që nuk e njeh fare, që nuk i ke dhënë një orë mësim të të njohi kaq mirë dhe të shprehet në këtë mënyrë! Nëse ka vetëm një student të fakultetit të mjeksisë, nga ata që kanë qenë dhe janë studentët e mi, jo nga ata 99% të atyre që ti përshkruan është i lirë dhe i lutur të shkruaj mendimin e vet. Nuk më kishte shkuar kurrë në mend që një student mjeksie, një student që kërkon të bëhet mjek, të veshi bluzën e bardhë të ketë një edukatë të tillë! Një student që kërkon të bëhet mjek dhe ta kesh në krah si koleg! Shpresoj dhe lus zotin të mos e shikoj një ditë të tillë në jetën time! Për ty i pa edukuar nuk ka betim që mund të mbahet! Je në kohë të zgjedhësh një profesion tjetër, sepse me këtë edukatë që ke sigurisht që do ta shpalosësh me qytetarët gjatë punës. Qytetari shqiptarë atë nuk e toleron dot, të siguroj që nuk do ta përfundosh dot karrierën si mjek! Ah se harrova, mesa pash profilin tënd e paske zgjedhur! Dr.Skender Brataj

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here