VIDEO/ “Vrasja e një kryeministri”, libri me mesazh të koduar për Ramën në zyrën e Braçes !

0
107

E djeshmja ishte e dita e fundit e Erion Braçes si zv/kryeministër i Qeverisë ‘Rama 2’. Ai i kaloi stafetën ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Ai publikoi në rrjetet sociale një shënim të gjatë duke theksuar se as kishte hyrë dhe as kishte dalë si hajdut, por ishte me ndërgjegje të pastër, teksa linte atë karrige, të cilën edhe e kishte përmbysur në ambientet e zyrës, duke dhënë mesazhin se nuk ishte aty për ulësen, por për të shërbyer.

Në videon e postuar nga vetë ai në rrjetet sociale, pak a shumë vihet re edhe arredimi i zyrës si dhe sendet që mbante aty.

Bie në sy një kryetitull i ‘Zërit të Popullit’ ku Gramoz Ruçi flet për parimet dhe filozofinë e PS-së.

Më tej, teksa kamera zhvendoset, vëmendjen e merr një libër i çuditshëm i titulluar ‘Vrasja e një kryeministri’, mesa duket një roman thriller. Nuk dihet nëse ekspozimi i këtij libri është mesazh i Braçes, nisur nga qëndrimet e tij kritike, apo ndodhet rastësisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here